E gjithë bota me Francën
Presidenti francez ishte i pari që foli para zyrave të Charlie Hebdo, duke thënë se sulmi ishte vepër barabare e njerëzve të sëmurë. Pas tij Kryeministri Manuel Valls tha se deri më sot Franca “nuk është përballur kurrë me një kërcënim kaq të lartë nga terrorizmi”.
Pas tij liderat Perëndimor dënuan aktin terrorist të marrë përsipër nga AL-Qaeda, ku deri tani numërohen 12 të vrarë, 2 policë dhe 10 gazetarë në zyrat e revistës satirike.
Kryeministri Britanik David Cameron tha se kjo ishte një ngjarje prej të sëmurësh. “Ne qëndrojmë me Francën dhe popullin francez në këtë moment të vështirë”, shkroi Cameron në Twitter.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel e ka përshkruar masakrën si një “akt tëneveritshëm“, i cili është jovetëm një sulm mbi jetën e qytetarëve francezë dhe sigurinë e tyre.
“Është gjithashtu një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe shtypit, elementet thelbësore të kulturëstonë të lirë demokratike.Në asnjë mënyrë kjo nuk mund të justifikohet“, është shprehur kancelarja gjermane.
Për masakrën ka reaguar edhe kryeminsitri kanadez, Stephen Harper, i cili ka thënë : “Jam i terrorizuar nga sulmi barabar në Francë. Lutjet tona janë për viktimat dhe fmailjarët e tyre”
Matteo Renzi ka thënë se “horrori dhe lemeria pushtoi rrugët e Parisit. Shprehim mbështetjen tonë për Francois Hollande dhe Anne Hidalgo në këtë moment të tmerrshëm. Dhuna do të humbasë gjithmonë, përkundrejt lirisë dhe demokracisë”, ka thënë kryeministri italian.
Një tjetër lider që ka reaguar për sulmin është edhe presidenti rus Valdimir Putin, i cili u ka dërguar ngushëllimet e tij viktimave të revistës franceze.
“Moska dënon terrorzimin dhe të gjitha format e tij” , – u shpreh zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov “Putin u shpreh ngushëllimet e tij, gjithë të prekurëve dhe familjarëve të viktimave të sulmit terrorist dhe gjithë Francës”.
Dy burra të maskuar, dhe të armatosur me kallashnikov hyn në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke shkaktuar një masakër. Sipas mediave deri tani raportohet për 12 të vdekur, 10 gazetarë dhe dy policë si dhe më shumë se 20 të tjerë të plagosur.
Revista ” Charlie Hebdo”, është sulmuar edhe më parë me bombë, në vitin 2011 pasi ka publikuar karrikatura tallëse të liderëve myslimanë.
Një dyshim, është se sulmi i sotëm mund të lidhet pikërisht me punën e revistës satirike, pasi gati 15 minuta përpara sulmit, ajo kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.