E majta ka të drejtë për borxhin
Nga Wolfgang Munchau
Tragjedia e eurozonës është dorëheqja e qendrës së djathtë dhe e qendrës së majtë, ku shtyjnë Evropën në një dimër ekonomik bërthamore. Sot, vetëm e majta radikale ka strategji të vlefshme.
Fenomeni Podemos dhe rasti SYRIZA
Supozoni përqafojmë pikëpamjen ndërkombëtare që mbizotëron mbi atë se cfarë duhet të bëjë eurozona tani. Në të vërtetë, ne i kërkojmë më shumë investime publike dhe riorganizimin e borxhit.
Tani pyesni veten se: Nëse ju jeni një qytetar i eurozonës, cilën parti politike do të mbështesnit për të realizuar këtë? Ju do të befasoheshit kur ju do shikoni se ju nuk keni shumë zgjedhje. Në Gjermani, partia e vetme që afrohet në këtë agjendë është Die Linke, ish-komunistët. Në Greqi, SYRIZA korrespondon me këtë profil. Dhe në Spanjë është Podemos, e cila doli nga askund dhe sot është fuqia e parë në sontazhe.
Ju mund të mos e konsideroni veten një mbështetës të së majtës radikale. Por në qoftë se ju jetoni në zonën e euros dhe përqafoni këto politika, ky është opsioni juaj vetëm.
Po në lidhje me partitë e qendrës së majtë në Evropë, socialdemokratët dhe socialistët? Këto nuk mbështesim të njëjtën axhendë? Ndoshta, kur ata ishin në opozitë. Por, kur gjënden në qeveri mendojnë se duhet të jetë më shumë të zona euro – por edhe gjithashtu në qoftë se partia nuk do të këmbëngulë për të qëndruar me çdo kusht.Qëllimi është gjendja e mirë ekonomike e vëndit….
Për një të huaj ky duket një pozicion i ekuilibruar. Por jo në Spanjë. Regjimi ka frikë se kjo axhendë do të transformojë vendin në një version evropian të Venezuelës. Por deklarata se, nëse borxhi nuk është I zbatueshëm, ai duhet të riorganizohet, nuk ka asgjë të çuditshme. As se, nëse euro do të thotë dekada me probleme, do të jetë krejt legjitime të jenë institucione të sfiduar nga politikat e eurozonës.
Pozicionet e Podemos njohin një të vërtetë të thjeshtë për eurozonë deri në fund të vitit 2014. Është në kundërshtim me logjikën që Eurozona të jetë në gjendje stagnimi apatie të përhershme dhe jo të riorganizuar borxhin e saj. Për deri sa nuk bëhet asgjë për të parandaluar të parën, shansi për të bërë të dytën është pothuajse 100%.
Por tani për tani, qeveritë evropiane vazhdojnë të luajnë lojën "e lejoj të lirë dhe njëkohësisht fishkëllejë." Se ku të çonë një strategji e tillë dritëshkurtër duket e qartë në Greqi. Pas gjashtë viteve të recesionit ekonomik, qeveria është në një krizë të madhe politike. SYRIZA është përpara në sondazhe dhe ka shanse për të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ndoshta në 2015.
Spanja nuk ka arritur ende në këtë pikë.Podemos mund të marrë nga partitë më të mëdha nga Partia Popullore e kryeministrit Mariano Rajoy si dhe nga Socialistët opozitarë një shumicë absolute në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ndoshta do të detyrojnë të dyja palët në një tip style koalicioni gjerman, ku do të sjellë partinë e re në opozitë.
Situata në Itali është e ndryshme, por po aq serioze. Nëse Kryeministri Matteo Renzi dështon për të gjeneruar rimëkëmbjen ekonomike në tre vitet e mbetur si kryeministër, Lëvizja opozitare 5 Yje do gjendet në një pozicion qendror për të formuar qeverinë e ardhshme. Ndryshe Podemos, kjo parti me të vërtetë radikale, e cila mbështet fuqishëm daljen nga euro. E njëjta gjë qëndron edhe për Frontin Kombëtare në Francë dhe Alternativës für Deutschland në Gjermani.
Ajo që mbetet ende për të bërë Podemos është që të ofrojë një vizion të plotë të jetës pas riorganizimin e borxhit. Do të ishte ide e mirë që të riorganizojë partinë në nivelin e eurozonës përtej aleancës së tij me SYRIZA në Parlamentin Europian, sepse aty është vëndi ku merren vendimet strategjike. Një riorganizim i borxhit spanjoll është I domosdoshëm por kjo do jetë vetëm fillimi për ndryshim më të gjerë të strategjisë.
Tragjedia sot në eurozonë është ndjenja e dorëheqja që mbizotëron, ku palët e fituara të partive të qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, e lënë Europën të rrokulliset në një dimër ekonomik bërthamore. Në një pikëpamje kjo është tragjike, por nga ana tjetër vetëm partitë e së majtës radikale mund të mbështesin strategjitë të tilla të vlefshme si ristrukturimin e borxhit.
Rritja e Podemos tregon se ekziston kërkesë e madhe për strategji alternative. Nëse nuk do të ndryshojnë pozicion partitë e vendosura, do të shkaktohet një boshllëk i madh për të mbuluar Podemos dhe SYRIZA.
Përpunoi Enea Ndreu