E marta e zezë e arsimit

Nga Artan Fuga

Sot mediokriteti shpallet modeli i progresit. Diplomat boshe si letra me vlere zene ligjerisht fronin e dijes. Kurora e drites i vihet ne koke injorances. E keqja behet pjese e se drejtes. Paret e thithura nga xhepat e familjeve qytetare e fshatare nuk do te quhen me korrupsion. Mesimi do behet nen thundren e komisareve dhe pronareve kurse profesoret nuk do te kene me asnje te drejte. Profesoret do jetojne duke rrjepur studentet per te nxjerre rrogat e tyre. Bijte e te pasurve do te kene te drejte te shkollohen kurse masa e te rinjve do te na hedhi lotin curk me keq se tani ne korridore se nuk ka si te paguaje studimet. Komisari do i thote studentit ik merr kredi ne banke e m'i jep leket mua te mbush xhepat. Duhet te kalosh nga dera e bankes per te shkuar ne deren e shkolles. Myteberi i burokracise, militanti i korruptuar qe ka tmerruar Ameriken dhe Europen bashke do te thote se cila dije ben e kush nuk ben. Me leket e buxhetit publik marre pensionisteve do ushqehen xhepa pasanikesh qe financojne fushata elektorale dhe media altoparlante te pushtetit. Servilet do te quhen shkencetare. Gradat dhe titujt do te shiten me keq si kulace fshati pa maja.

Kjo e marte e zeze do te mbahet mend shume gjate si dite apokaliptike.

Disfate e rende. Politika vendosi qe universitetet te vendosen nen thundrren e politikes dhe te parase.

Trishtim, por te qete.

Kercenimet dhe shantazhi nga foltorja e Kuvendit ku u sulmua personalisht dhe kolektivisht mendimi ndryshe eshte nje turp qe ndodh per here te pare ne keto 25 vite ne Shqiperi.

Asgje nuk lekund idealet e dijes dhe perparimit, nuk shiten e blihen me leke sikur kane tentuar. As me dhune dhe presione sikurse ka muaj qe bien rrebesh.

SHKARKO APP