E nisi Berisha, e bitisi Basha…

Para zgjedhjeve të 2013-ës, Berisha krijoji një koalicion të madh prej 25 partish, në të cilin u përfshinë edhe LZHK-ja, PDK-ja etj., të cilat kishin garuar më parë më vete. Partitë e këtij koalicioni kishin marrë 740 mijë vota në zgjedhjet e 2009-ës.

Dhe në zgjedhjet e 2013-ës, koalicioni i Berishës mori vetëm 680 mijë vota. Plot 60 mijë vota më pak se para katër vjetësh, ndërkohë që numri i pjesëmarrësve në zgjedhje u rrit me 200 mijë…

Para zgjedhjeve të 2017-ës, pasardhësi i Berishës, Lulzim Basha, i përfshiu partitë aleate nën siglën e PD-së, ndërkohë që PDIU-ja ishte larguar nga PD-ja dhe PBDNJ-ja i ishte bashkuar asaj. Në 25 qershor, sigla e perbashkët PD (plus PR-ja, e cila ishte formalisht në fletën e votimit, për efekt komisionerësh) mori vetëm 460 mijë vota, ndërkohë që numri i pjesëmarrësve në zgjedhje u ul me 140 mijë…

Eduard Zaloshnja

SHKARKO APP