E përditshmja greke: Rama po bën shantazh

 

Deklaratat e Kryeministrit shqiptar mbi një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë, duket se kanë shkaktuar alarm edhe në qarqet publicistike greke.

Të paktën nga gazeta ekonomike “Imeresia”, deklarata e Ramës etiketohet si presion që Kryeministri shqiptar i bën Serbisë për të njohur Kosovën.

E përditshmja greke shkon me tej, duke supozuar për një lidhje të mundshme mbi presionin që sipas saj ushtron Turqia ndaj Athinës dhe Qipros, për njohjen e Republikës së Qipros së Veriut.

Në një analizë që titullohet “Shantazhe brutale nga Turqia dhe Shqipëria për njohjen e "Qipros Veriore" dhe Kosovës”, "Imeresia" thekson se Turqia dhe Shqipëria po intensifikojnë presionin ndaj Beogradit, Athinës dhe Nikozias, duke paralajmëruar zhvillime të rëndësishme brenda këtij viti.

Sipas Imerisias, këto zhvillime synojnë heqjen e pengesave që këto dy shtete të njihen si entitete sovrane dhe të anëtarësohen në organizmat ndërkombëtarë.

Në rast të kundërt, kërcënojnë direkt apo indirekt, se do të ndjekin modelin e Rusisë në Krime.

Siç komenton korrespondenti i ABC News në Athinë, Robert Goro, kur analisti i gazetës greke, identifikon midis tyre Kosovën dhe Qipron Veriore, shpreh se nuk e di që mes ketyre subjekteve nuk hiqet asnje paralele.

Së pari, pse Kosova, që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, është pranuar si një shtet sovran nga më shumë se 120 shtete të tjerë, përfshirë dhe shumicën e fuqive të mëdha.

Ndërsa “Republika Turke e Qipros Veriore”, u nda nga Republika sovrane e Qipros më 1983 dhe qysh atëherë e njeh vetëm Turqia. Analisti grek këmbëngul se Ankaraja dhe Tirana konsiderojnë se rrethanat aktuale janë shumë të favorshme për të pretenduar zgjidhje të kënaqshme për interesat e tyre.

Pasi Qipro, Greqia dhe Serbia ndodhen në pozitë të vështirë, sa ekonomikisht, edhe politikisht. Turqia dhe Shqipëria duket se kanë marrë edhe dritën jeshile nga Bashkimi Europian dhe SHBA-shkruan” Imerisia”./ABC

SHKARKO APP