Edhe festat i kanë në një ditë!

Nga: Astrit Patozi

Sot qenka ditë e madhe për të gjithë kombin. Të majtët festokan përvjetorin e Partisë Socialiste, ndërsa të djathtët ditëlindjen e Lulzim Bashës.

Të dy palët bëjnë sikur nuk e dinë, sepse nga Partia Socialiste ka mbetur vetëm kujtimi i Dritëro Agollit, ngaqë Edi Rama e ka shndërruar prej kohësh në “Rilindje” forcën politike, që trashëgoi prej Fatos Nanos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por të majtëve kjo nuk besoj se u bie shumë rëndë, sepse e njëjta gjë ndodhi edhe kur ndryshuan emrin e Partisë së Punës, më 1991-shin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në kampin tjetër, e ka marrë vesh edhe më trushkuluri se, në vend të një partie të madhe, që ndër të tjera përmbysi komunizmin, tani ka mbetur vetëm kryetari. Dhe kështu i bie që secili të festojë atë që i ka mbetur.

Ndaj edhe gëzuar ditëlindjen të dyja partive, të cilat edhe rastësia i ka ndihmuar shumë që sot të duken njësoj. Tamam siç janë realisht, në fakt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?