Edhe Kristo, edhe Kamber

Konferenca e radhës e organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, “Omonia” ka zgjedhur kryetar Kristostom Kamberin, i njohur shkurt si Kristo Kamberi. Ky njeri me emër të krishterë dhe me mbiemër musliman nuk është një nga ata emigrantët muslimanë shqiptarë të konvertuar në Greqi pas vitit 1990. Kamberi ynë e ka pasur emrin Kristostom që nga lindja, në 1965. Në rastin e Kamberit tonë emri i krishterë dhe mbiemri musliman, jane tregues i identitetit të ndërlikuar të atyre familjeve të krishtere ortodokse të Shqipërisë, dhe më gjerë, të Ballkanit, të cilët qenë konvertuar në fenë islame në kohën otomane. Të tillë ka shumë më tepër se sa mendohet. Një prej tyre është edhe kryetari shumëvjeçar i partisë së minoritetit grek, PBDNJ, Vangjel Dule, i cili ka emër të krishterë dhe mbiemër turk. Mbiemri i tij “Dule” është shkurtim i emrit turk “Dulejman”.

Njerëz me të tillë mbiemra ka shumë edhe në Greqi. Mjaft të përmend një të njohur për shqiptarët, atë të kryetarit të një partie ekstremiste të djathtë në Greqi, Jorgos Karaxhaferris, me mbiemër të qartë turk, që do të thotë “Xhaferri i Zi”.

Sot minoriteti grek në Shqipëri ka në krye, si te organizata ashtu dhe te partia dy njerëz me identitet të përzier, mëse të dyshimtë nga pikëpamja greke, një Kamber dhe një Dule. Zyrtarët e Bashkimit Europian dhe të Departamentit të Shtetit, të SHBA, të cilët dëgjojnë ankesat kryetarit të Omonia-s dhe atij të PBDNJ për shkeljen e lirive dhe të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, duhet ta kuptojnë se nuk është e rastësishme që një Kamber dhe një Dule flasin në emër të minoritetit të krishterë grek. Të tjerë “Kamberë” dhe “Dule” ka brenda kësaj bashkësie, të cilët përfaqësohen denjësisht nga këta të dy.

Historianët grekë kanë krijuar mitin historik se grekët i rezistuan presionit turk për fekthim dhe e ruajtën fenë, ndërsa shqiptarët u konvertuan masivisht. Nëse është kështu, atëherë si shpjegohen Kamberët, Dulet dhe Karaxhaferrët? E kur shtohen edhe muslimanët që ikën nga Greqia në Turqi me shkëmbimin e popullsisë, atëherë del një shifër bukur e madhe.

SHKARKO APP