Edhe nipi i Enver Hoxhës, trafikant si vetë Enveri

Nga Spartak Ngjela
Historia vjen e përsëritet, dhe do të vijojë të përsëritet në Sagën kriminale Hoxha. Kurrë mos mendoni se trafiku vjen dhe lind befas në një familje – ai është një tendencë apo një propensitet natyror i trashëgueshem. Kështu është në të gjithë botën: trafikantët janë fis: nga gjyshi te nipi. Kjo ndodhi edhe me familjen apo me Sagën Hoxha. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse edhe Enver Hoxha veprimtarinë e tij politike e ka nisur në funksion të trafikut. Hoxha ishte trafikant i madh në Shqipërinë e pushtuar nga Italia: në Shqipëri dhe në Kosovë. Enver Hoxha luante 70 përqind të trafikut të duhanit në Shqipëri ne fund te viteve 30'. Dhe këtë mundësi ia kishte dhëne Ibraim Bixhaku, latifondisti i madh i Elbasanit. Me anë të nipit të Biçakut, Enver Hoxha luante volumin më të madh të duhanit në tregun shqiptar dhe si trafik kontrabande, në atë të shtuquajturën kioskë që e kishte emrin, Dyqani Flora, e që ndodhej në Rrugën e Dibrës. Por, kjo s'ka qenë gjë, sepse ajo që e bën të theksohet këtë trafik është fakti se, me paratë e trafikut të duhanit, Enver Hoxha bleu Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe, me të, i solli gjëmën Shqipërisë. Bleu me ar të dy jugosllavët që ai vetë, me paratë e tija, i çfliroi nga burgu afër Rogozhinës, dhe, me anë të tyre, vuri në dorë Partinë Komuniste, pa qënë as simpatizat e jo më anëtar i ndonjë grupi komunist.
Ja, tani, pas shtatëdhjetë vjetësh, përsëri një trafikant, nipi i Enver Hoxhës, me anë të trafikutr të kokainës, sigurisht që ka menduar të blejë Partinë Socialiste. Nuk e ka menduar keq se partitë shiten e blihen ende në Shqipëri, madje deri dhe me tetë apartamente është shitur njëra në vitin 2003. Por, kjo është sekondare; ajo që vlen të përmendet është fakti që Shqipërinë ka 100 vjet që e marrin në dorë trafikantë dhe hajdutë. Por, ama, ky është bash shkaku që shqiptarët janë padrejtësisht të varfër në këta 100 vjet. Dhe do të vijojnë të jenë po të varfër sa kohë do të drejtohen nga hajdutë dhe trafikantë.

SHKARKO APP