Edi Rama me fjalim të shkruar menjëherë pas negociatave!…

Sot, shqiptarët janë bërë dëshmitarë të një senance negociatash të asaj që druhej më shumë. Të negociatave për show, të negociatave për të larë gojën e për të hedhur fajin. Ai që organizoi lojën e negociatave mesa duket e dinte fare mirë edhe rezultatin. E për këtë kishte gati edhe fjalimin.

Edi Rama ka bërë sonte gafën më të madhe politike të tij dhe është kapur gafil në tentativën e tij të rradhës për gënjyer shqiptarët, ndërkombëtarët, kundërshtarët dhe në fund të vetmin njeri që gënjeu është vetja e tij.

Në përfundim të takimit me liderin e opozitës Lulzim Basha, Edi Rama nuk ka shprehur qëndrimin e tij për atë çfarë ka ndodhur aty, por doli para kamerave, hapi dosjen ceremoniale me logon “Kryeministri i Shqipërisë” dhe nisi të lexonte një fjalim. Një fjalim që e kishte që në krye të herës të shkruar se “Më vjen keq që nuk arritëm ta bindnim PD­në për të votuar së bashku draftin e shkruar me partnerët tanë strategjik për reformën në drejtësi. Por më vjen shumë mirë tu them sot të gjithë shqiptarëve që i bëra të gjitha përpjekjet e mundshme për t’ja dhënë kundërshtarëve tanë politik një mundësi reale kompromisin e çmuar”.

Nuk ka ndodhur kurrë, e përsërisim kurrë që një njeri që merr pjesë në negociata, menjëherë pas tyre të dalë e të lexojë një fjalim të përgatitur më herët për rezultatin e tyre. Edi Rama do të hyjë në histori ose si parashikuesi më i madh politik në tokën e shqiptarëve, ose siç realisht edhe shfaq sot para tyre, mashtruesi më i pacipë, i pamoral e i papërgjegjshëm që shqiptarët kanë votuar ndonjëherë si kryeministër.

Ata që e kanë parë me kujdes shfaqjen e Ramës në ekran, nuk i besonin syve sesi ai edhe fjalinë “Më vjen keq që nuk arritëm ta bindnim PD-në…” ai e lexoi. Edi Rama sot nuk ishte në gjendje as të lëshonte prroin e tij politik (i cili për hir të vërtetës nuk i mungon si aftësi) sepse sonte ai rrezikon të humbte shumë dhe në fakt humbi edhe më shumë.

Edi Rama mund të gënjejë veten se arriti ti hedhë hi svye shqiptarëve, por ai e di mirë se sot nuk mund të mashtrojë dot ndërkombëtarët që gjatë këtyre ditëve bashkë me Oerd Bylykbashin dhe Engjëll Agaçin kanë negociuar për vendet e rezervuara. Ai mund të gënjejë veten se arriti të manipulonte ndërkombëtarët se drafti në tryezën e negociatave ishte i tyre, por ai nuk do mund të gënjejë dot Euralius, OPDAT dhe  Komisioni i Venecias për kërkesën e përsëritur të demokratëve mbi reduktimin e arkitekturës së intitucioneve qe krijohen siaps draftit aktual të Reformës në Drejtësi.

Për të gjitha këto çështje konkrete që ai nuk i zuri kurrë me gojë, Edi Rama kishte nevojë të lexonte fjalimin e rradhës që Falma Fshazi ia ka përgatirur me gjasë që mbrëmë, dhe ai e përpiu sot me shpresën se duke folur i pari, do ia linte kopilin në derë një babai që nuk ishte ai, por Lulzim Basha.

Ky i fundit i vetdijshëm se ku ishte dhe kë kishte përballë, doli para mediave dhe foli qetë, pa letër, pa fjalim të shkruar (si asnjëherë tjetër duhet thënë) për atë që jo se nuk e dinte që do të ndodhte, por thjeshtë shpresonte që për hir të Shqipërisë ndoshta do të mund të evitohej, dështimi i Reformës në Drejtësi.(Syri.net)

SHKARKO APP