Edi Rama si polic rrugor, gjobit shoferin që kalon me të kuqe, por bën një gafë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një spot të fushatës elektorale, ku ai shfaqet si polic që gjobit një shofer, i cili kalon me të kuqe semaforin. Ndonëse sipas skenarit, shoferi del që ka njohje me Ramën, kryeministri nuk e toleron për gjobën.

Ai bën një gafë teksa komunikon me shoferin, të cilit i thotë se me këto gjoba bëhen shkolla, bëhen spitale, bëhen çerdhe.

E thënë kjo prej kryeministrit duket shumë e rëndë, pasi i bie që policia po gjobit me qëllim për të mbushur arkën e shtetit, jo për të ndëshkuar shkelësit e ligjeve.ë

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur në fakt arka e shtetit për shkolla e spitale siç thotë kryeministri, duhet të mbushet duke luftuar korrupsionin, duke mos abuzuar me tenderat, duke mos lejuar evazionin fiskal etj etj. Shihni videon më poshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?