Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:14 Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer Nga Plarent Ndreca- Të nderuar miq, Të dashur socialistë, Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë kuptuar se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edi Rama taksë në Kalimash për Kosovën, por kërkon heqjen e taksës Haradinaj për Serbinë!

Forum E enjte, 23 Shtator 2021 11:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enver Bytyçi

Para një muaji Edi Rama u shfaq në një pritje në pallatin e ri presidencial alla Erdogan të Hashim Thaçit në Prishtinë. Ai shkoi në vilën luksoze të presidentit të Kosovës, jo për urimin e madh të hyrjes së mikut të tij në këtë vilë, sesa për t’i bërë presion Ramush Haradinajt që ta heqë taksën për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Ishte ky një organizim në formën e një kurthi i tre arkitektëve të ndarjes së Kosovës, përkatësisht Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut.  Batoni bëri fotografitëë e famshme në tavolinën e bollshme të Hashim Thaçit me Edi Ramën në krye të “sofrës”, dhe Kadri Veselin, Behgjet Pahcolllin, Baton Haxhiun dhe Ramush Haradinajn në të majtë e të djathtë të kryeministrit të Shqipërisë.  Regjia ia la Ramës në atë darkë rolin e të zotit të shtëpisë në vilën e Hashim Thaçit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ishin në atë tavolinë 5 me 1. Pesë veta kishin programuar që darka e “Zanzibarit” në vilën luksoze të Hashim Thaçit të shërbente si “pikë kthese” në marrëdhëniet me Serbinë. Pra që kryeministri Haradinaj të vihej nën presionin e pesëshëes dhe të tërhiqej sa i përket taksës për mallrat dhe që Rama e Thaçi të vijonin të qetë zbatimin e projektit serbo-rus të ndarjes së Kosovës. Se kjo pesëshe poiI kundërvihej një personi, Haradinajt, u provua dhe dje në mëngjes kur Thaçi, Haradinaj dhe Veseli u takuan me ndihmëssekretarin e Shtetit Amerikan, David Hale, ku dy përfaqësueti e partisë më të madhe në qeverisje, PDK-së, i bënë presion të pandërprerë zotit Haradinaj në lidhje me taksën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Eshtë interesant fakti se publikisht Thaçi flet për “presion serb në dialogun me Prishtinën”! Ndërkaq Rama, Hashimi e Kadriu po bëjnë të gjitha presionet e mundëshme në darka, dreka e në prezencën e autoriteteve më të larta të vendeve mike, me qëllim që ta thyejnë Ramush Haradinajn. Haradinaj qëndron. Qëndron fort deri më tani. Nëse nuk do të qëndrojë, do të fundoset me gjithçka. Vendimi i tij për vendosjen e taksës 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë e ka vënë para alternativës: “Ose duhet të qëndrojë, ose duhet të harrohet në politikën e Kosovës”! Alternativë tjetër nuk ka për Ramush Haradinajn.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 3 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 58 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Po Edi Rama, i cili i bashkohet korit të sorrave serbe për heqjen e taksave, çfarë halli ka?! Pse nuk e shqetëson atë taksa në rrugën e Kombit, por e shetëson taksa e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë?! Angazhimi i kryeministrit të Shqipërisë kundër taksës Haradinaj nukështë parimor, as në interes të Kosovës dhe kombit shqiptar .  Atëherë çfarë e shtyu Edi Ramën të vendosë taksën kundër Kosovës në Rrugën e Kombit dhe ndërkohë të insistojë e të ngrejë kurthe e intriga për ta detyruar Ramush Haradinajn të heqë taksën për Serbinë dhe mallrat e saj që hyjnë në Kosovë?!

Ka vetëm një shpjegim: Lidhja e ngushtëe e madje e dyshimtë e  Edi Ramës me Beogradin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandë Vuçiq. Nëse Edi Rama do të mendonte shumë pak për interesat e Kosovës e të Shqipërisë në krahasim me atë që mendon e punon për, punët tona nuk do të kishin shkuar kaq keq. Së paku nuk do të kishin mbërrit deri në këtë pikë sa të vihej në diskutim sovraniteti dhe integriteti territorial o Kosovës!

Eshtë kaq e vërtetë kjo, sa duket edhe në sjelljet e palëve: Le t’I përmendim disa detaje:

Edi Rama në kërkim të zbatimit të idesë serbe të ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, i tha  nëntorin e vitit të kaluar Haradinajt se “Kush i thotë Hashim Thaçit tradhëtar, ai është gomar”, duke aluduar në vetë kryeministrin e Kosovës. Por nuk i tha asnjëherë Aleksandër Vuçiq ose Ivica Daçiq se projekti i tyre për ndarjen e Kosovës është i gabuar, i papranueshëm dhe i rrezikshëm!

Edi Rama i kërkon me ngulm Ramush Haradinajt të heqë taksën për Serbinë, por nuk pranon ta heqë taksën që ai i ka vënë Kosovës në Kalimash! Kryeministri i Shqipërisë shqetëshet kur dikush i kundërvihet politikave destruktive të Sëerbisë në Kosovë, por nuk shqetësohet pse ua vështirëson lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. Edi Rama kërkon lëvizjetë lirë në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, por vendos një kufi tjetër kontrolli midis Shqipërisë dhe Kosovës!  Edi Rama konfliktohet 24 herë në 24 orë me shqiptarët e të gjitha kategorive, por asnjë sekondë me politikat serbe të obstruksionit në Kosovë!

Ky standard i dyfishtë i kryeministrit të Shqipërisë duhet lexuar si shërbim i radhës ndaj politikave serbe e ruse në Kosovë dhe territoret shqiptare. Sepse është i tillë. Në vend që kryeministri i Shqipërisë politikave të agresionit serb në Kosovë, ai  kërcënon Hamush Haradinajn pse kryeministri I Kosovës e mbron vendin e tij nga projekti serbo-rus I mbaështetur nga Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës!

O njerëz! Vendoseni gishtin e madh te veshi dhe thirrni me ulërime: – Si ta mbrojmë Kosovën prej Edi Ramës dhe Hashim Thaçit! Ky është misioni e çdo shqiptari sot. Kush dëshmohet në këto kohë naiv dhe e nuk e sheh rrezikun te këta dy liderë shqiptarë, ai nesër do të zhgënjehet!

Tiranë, më 10.03.2019

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 3 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 4 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 12 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 14 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.