FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edmond Spaho i përgjigjet Irena Beqirajt: Me cilin sy më ke lexuar?!

Irenë, me cilin sy e ke lexuar postimin tim: me atë me xham apo me atë pa xham?

Më fal, por ke ngatërruar qepët me patatet.

Asgjë nga ato që kam thënë për Ramën në të shkuarën nuk e heq. Përkundrazi, i qëndroj çdo presjeje edhe sot. Në postimin tim kam shkruar se Rama duhet të ishte larguar me kohë për dëmet që i ka shkaktuar vendit. Por këtë nuk e lexon, sepse të është thyer xhami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë Ramës i them të mos largohet si pasojë e presionit të neomarksistëve, fondamentalistëve islamikë, sillogjeve të Epirit, xhamillarëve të Tetovës e Prishtinës, proletarëve të gjithë botës që nuk kanë ku të rrinë në vendet e tyre dhe duan ta rrëzojnë Trump-in në Tiranë, ambientalistëve fondamentalistë që, për fondet që marrin, duan që në Shqipëri të ketë vetëm zogj e kafshë të egra, atyre që duan të fusin përçarje mes shqiptarëve në rajon, si dhe atyre që nuk e duan integrimin europian të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ta duash apo jo ti dhe unë, Shqipëria është shumë pranë integrimit europian, qoftë për meritë, qoftë për arsye gjeopolitike. Të gjithë do të mbajmë përgjegjësi para historisë nëse e humbasim këtë mundësi për mustaqet e Çelos.

Ti mund të jesh pjesë e listës së 500 asambleistëve që pretendojnë ta qeverisin Shqipërinë pas protestës. Unë nuk u besoj këtyre marrëzive që ti i beson.

Unë nuk jam pjesë e asnjë liste: as e Asamblesë, as e listave të Saliut apo të Edit. Jam i lirë dhe flas sipas bindjes sime, pa kërkuar asnjë shpërblim.

Irenë, cilën duhet të besoj unë: Irenën zëvendësministre dhe drejtoreshë të Doganave, e cila, kur vinte në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, betohej për kokën e Edi Ramës dhe grindej me mua, apo Irenën e 500 asambleistëve, “shakaxhien e përparimit”, që kërkon shkatërrimin e të gjitha institucioneve dhe drejtimin e Shqipërisë me qeveri të përkohshme të zgjedhura me short?

Sa për turpërimin, kur nuk të vjen turp ty që hidhesh nga një karrige në tjetrën, pse duhet të turpërohem unë, që kam ndenjur vetëm në një karrige: atë të së vërtetës?

Një këshillë: në protestë pi sa më shumë ujë. Mendja është kokërr gruri dhe, nga vapa, fillon të të lërë.

Suksese në marrëzinë ku ke hyrë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?