Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 09:07 Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim Pas rikonstruksionit të shkollave “Dhaskal Todri”, “Naim Frashëri” dhe shkollës 9-vjeçare në Shushicë, Elbasani vijon me investime për përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Kryetari i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eduard Zaloshnja: 36 bashki apo më shumë?

Forum E martë, 21 Korrik 2026 11:19
Eduard Zaloshnja: 36 bashki apo më shumë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eduard Zaloshnja

Dita e miratimit të një ndarjeje të re territoriale të vendit po afron. Sepse vetëm pas 10 muajsh do të zhvillohen zgjedhjet bashkiake, dhe po nuk u miratua tani ndarja e re territoriale, mbetet të kryhet pas 4 vjetësh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 22 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 22 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 23 orësh

Një nga pyetjet më të rëndësishme rreth ndarjes së re territoriale është ajo për numrin e bashkive. Por që të arrihet tek ky numër, duhet bërë një shikim historik i ndarjes territoriale së Shqipërisë, qysh nga pavarësia e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga shpallja e pavarësisë deri në Luftën e Dytë botërore, vendi ishte i ndarë në prefektura, nënprefektura, bashki dhe komuna (sipas kësaj hierarkie). Ajo ndarje bazohej në kritere gjeografike, historike dhe ekonomike (e ngjyrosur me ndikim franko-italian). Prefektët sidomos, ishin asokohe personalitete me fuqi të madhe politike.

Me ardhjen e Partisë Komuniste në fuqi, ndarja e mëparshme territoriale u ndryshua gradualisht dhe u krijuan eventualisht 26 rrethe, komitetet ekzekutive të të cilave administronin qytetet dhe fshatrat brenda secilit rreth.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, u rikthye një version i ndarjes territoriale të dikurshme, me qarqe, rrethe, bashki dhe komuna. Por prefektët e qarqeve nuk e kishin më fuqinë politike që kishin patur paraardhësit e tyre. Vendi u nda në 12 qarqe, që përfshin në to 36 rrethe. Brenda çdo rrethi kishte bashki dhe komuna, drejtuesit e të cilave zgjidheshin drejtpërdrejt nga banorët.

Në vitin 2014, Partia Socialiste propozoi që komunat dhe bashkitë e vogla të suprimoheshin dhe vendi të kishte vetëm 36 bashki – një për secilin rreth. Por për t’u miratuar ajo ndarje duheshin në Kuvend edhe votat e LSI-së dhe PDIU-së. Dhe negociatat me to prodhuan një hartë me 61 bashki, e jo me 36…

Dekada e shkuar ka treguar se jo pak bashki të vogla (ndër 61) nuk kanë funksionuar siç duhet. Prandaj ka lindur nevoja që disa t’u përngjiten bashkive me të mëdha. Dhe pyetja është a do të shkohet tek versioni fillestar i PS-së me 36 bashki?

Po të ndiqen vetëm kriteret historike, gjeografike dhe ekonomike, është më se e arsyeshme që të kemi vetëm 36 bashki. Por sidoqoftë, duhen mbajtur parasysh edhe kritere të tjera si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj.

Fjala vjen, nisur vetëm nga kriteret historike, gjeografike dhe ekonomike, Kamza e Vora do të duhej t’i përngjiteshin Bashkisë Tiranë. Por kritere të tjera si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. mund ta justifikojnë vazhdimin e tyre si bashki më vete. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Malësinë e Madhe dhe Vaun e Dejës në Qarkun Shkodër.

Nga ana tjetër, një bashki si Mirdita mund të mos i përmbushë dot kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj., por ajo përmbush një kriter të fortë historik. Ka qënë e vetmja krahinë autonome në Shqipëri përgjatë 500 vjetëve të sundimit otoman!

Nisur nga sa më sipër, duhet që ndarja e re territoriale të rezultojë me më shumë se 36 bashki.

Ndarja në rajone (që do të bëhet për herë të parë në Shqipëri), do të realizohet në një fazë të dytë, ngaqë nuk lidhet me zgjedhjet lokale të pranverës 2027. Për atë ndarje, kriteret historike, gjeografike dhe ekonomike janë mëse të mjaftueshme. Bazuar në to, vendi mund të ndahet në 4 rajone: Rajoni Verior (qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë e Dibër), Rajoni Qendror (qarqet Tiranë e Durrës), Rajoni Juglindor (qarqet Elbasan e Korçë), dhe Rajoni Jugperëndimor (qarqet Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër).

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim
Para 8 minutash

Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij
Para 17 minutash

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi
Para 20 minutash

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 22 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 22 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 11 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 9 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.