Eduard Zaloshnja: Kujt ka gjasa t’ia japin votën 1.9 milionë banorë, paçka ndryshimit të kufijve bashkiakë
Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet bashkiake, sipas Kodit Zgjedhor, votojnë vetëm 1.9 milionë zgjedhësit me banim në Shqipëri. Kështuqë një sondazh i kryer brenda vendit në lidhje me këto zgjedhje mund të shërbejë si një bazë paraprake statistikore për të parashikuar se kujt ka gjasa t’ia japin votën kryebashkiake 1.9 milionë zgjedhësit e këtushëm.
Një sondazh të tillë e zhvillova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme, proporcionalisht nga Vermoshi në Konispol. Dy pyetjet kryesore ishin: “A do të votoni në zgjedhjet bashkiake, pavarësisht sesi mund të ndryshojnë kufijtë e bashkive?” dhe “Për çfarë kandidati kryebashkiak do të votoni, nqs do të votoni?”
Duke i ndërthurur përgjigjet e 1239 të anketuarve, ekstrapolova statistikisht me përafërsi se rreth 660 mijë banorë të rritur janë të vendosur të votojnë qysh sot për kryebashkiakë socialistë (pavarësisht sesi do të jenë kufijtë bashkiakë), rreth 330 mijë janë të vendosur ta japin votën për kryebashkiakë opozitarë, rreth 205 mijë janë të dyzuar, dhe rreth 705 mijë s’duan të votojnë fare. (Disa nga të dyzuarit votuan vjet për PS-në, disa për PD-ASHM-në, ose disa për partitë e tjera.)
KOHA JONË SONDAZH

