Efekti elektoral “Doshi” në qarkun e Shkodrës

Nga Eduard Zaloshnja

Nga biseda kafenesh shqiptare, të krijohet përshtypja se Tom Doshi ishte njeriu që e ktheu qarkun e Shkodrës nga blu në rozë në zgjedhjet e 2013-ës. Në fakt, në këtë qark, për herë të parë në 2013-ën, koalicioni i PS-së arriti të dalë mbi kuotën 50% (52.7% ekzaktësisht). Në zgjedhjet e mëparshme ishte luahtur rreth nivelit 36% (në 2009-ën ishte në nivelin 36.7%).

Po çfarë ndryshoi në 2013-ën? Tom Doshi kishte qenë edhe më parë në krye të fushatës së PS-së në Shkodër, por në 2013-ën, koalicionit iu bashkua LSI-ja, e cila u ngjit nga 2.4% në 10.5%, dhe Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, e cila u ngjit nga 0% në 5.5%. Pa kontributin e këtyre dy partive, koalicioni i PS-së do të kishte mbetur në kuotën 36.1%, atje ku kishte qenë edhe në zgjedhjet e mëparshme.

Por a do të ndikojë në zgjedhjet e 21 qershorit lufta që Doshi i ka shpallur Metës dhe Ramës? Padyshim! Ai e ka aq ndikim në Shkodër sa për t’i prishur punë koalicionit të PS-së (i cili ka një epërsi paraprake prej vetëm 5.4%), pavarësisht se nuk ishte në gjendje ta ngrinte atë mbi nivelin 36% në zgjedhjet e fundit…

SHKARKO APP