Elegji për Kolin
Ndihem ne veshtiresi, sepse fjalet e mia nuk kane qene kurre te mjaftueshme per te shprehur dhimbjen dhe dashurine, per kedo qe me ka qene i shtrenjte e qe nje dite nuk eshte me mes nesh.
I kam respektuar me shume per konformizem, por pa i vleresuar, ritualet tradicionale te percjelljes se fundit te te tjereve, apo te perkujtimit te tyre. Sepse me eshte dukur gjithmone sikur ka nje dhembshuri dhe ndjenje pak te shtirur e te sforcuar ne shumicen e tyre, sa kohe qe me te njejtat fjale, vajtime, lote dhe epitafe percillet edhe i miri, edhe i ligu, edhe i vleri, edhe i pavleri, edhe i forti, edhe i dobeti, edhe i tradhetuari, por edhe tradhetuesi.
Ne te gjallet jemi disi te cuditshem, pasi pabarazine e pashmangshme qe individet kane sa jane gjalle, e vulosim me nje ritual barazues e disi te genjeshtert ne castin qe ata shkeputen nga kjo jete. Por, edhe nje arsye tjeter me vinte ne siklet ndersa shkruaja keto fjale.
Distanca e kohes, malli qe prodhon mungesa e atij qe donim, e pse jo, nje lloj borxhi qe ndjejme kur kuptojme qe u desh qe dikush te vdese qe ne te ndiejme dhimbshem se sa i shtrenjte, se sa i rendesishem, se sa i nevojshem ai paska pas qene per ne, gjithe ky reflektim na ben qe te trazojme ndjesite tona, me realitetet. Duke dashur te kujtojme e te sjellim ne mendje portretin e Mikut tone, padashur kemi krijuar nje kult, nje portret te zbukuruar me dashuri, por dhe me tepri, e qe nuk eshte me portreti i Mikut, sic qe dikur.
Dhe kesaj dua t’i shmangem ndersa flas per ty Koli. Pikerisht ne qe te qeme miq kur ti ishe gjalle, duhet te te kujtojme ashtu sic ke Ti, me ato tipare dhe ngjyra qe perbenin portretin e Kolit kur qe ne jete. Sepse pikerisht ne e dime me mire se si do te terboheshe ti, po te shihje se si do te ta kishin zbukuruar e rafinuar portretin real.
Pra, mbasi shpreha kete siklet timin, ndjehem mire te flas me qete.
Koli, pranoma te ta them sot, me me te madhin sinqeritet, se sa kohe qe ti ishe mes nesh, vertet qe nuk e kisha kuptuar qe me ishe aq i çmuar, aq i nevojshem, aq mik e shok, saç e ndjej tani.
Duhej dhimbja e mungeses, leximi i zbrazetires qe le pas, qe ta ndjeja thelle se sa te kisha Mik, o bir!
Vetem nje dite pas asaj nate te rende plumb, si sot nje vit me pare, kur shtangia dhe mpirja nga befasia e gjemes qe ndodhi kaloi, dhe dhimbja filloi te na torturonte zemren, u ula ne tavolinen e heshtjes e pa menduar se cfare flisja, i them Astritit, Ridit dhe te tjereve: "Djema, me duket sikur dje po qanim Kolin, ndersa sot ne po qajme veten tone”.
Pa dashur e paditur, kisha artikuluar ate paradoks qe nderton perjetimin dhe kuptimin tone mbi Jeten apo mbi Vdekjen.
Jeten dhe deshiren per te e lexojme brenda vehtes sone, ndersa Vdekjen e shohim dhe e kuptojme vetem tek tjetri. Se siç e thoshte Seneka i urte: "Njeriu kurre nuk ndeshet me Vdekjen e tij, sepse kur ajo vjen, ne sapo kemi ikur”.
Nuk jetove gjate o Miku yne, por jetove shume. Ne fund te fundit, nuk jane vitet ne jeten tende ato qe kane rendesi, por eshte jeta ne vitet e tua.
Me ate lum te rrembyeshem jete qe rodhi ne vitet e tua do te xhelozoje shume te gjalle te pakallur, por edhe shume te kallur qe zor se kane qene gjalle.
Sikur e degjoj me tinguj reale ate qe do te thoje ti, po te mundeshe, pasi te degjoje kete rrefim timin: “Po c’ke ti me jeten time mor zotri, sikur dhe shtate jete te kisha patur, njelloj si ajo e para do t’i kisha bere”.
Na e fal o “Qorr”, qe po merremi me ty, por pervjetori yt eshte, e ku ta di une ç’do te thoje ti, po te ishte pervjetori i im.
Ti e bere jeten tende miku im Sokol, e jo thjeshte e jetove ate. Cdo moment, çdo detaj, çdo ngjarje e saj ishte produkt i vullnetit tend te pashterueshem, i asaj energjie qe nuk flinte kurre, i vrullit te ndjenjave e te emocioneve te tua.
Piktura e jetes tende ka poshte vetem firmen tende autentike.
Ti rendje aq vrullshem, a thua se kishe vene nje bast te fshehur me kohen, aq sa ne potretin tend mplekseshin çuditshem edhe burri, por dhe djaloshi, i urti por edhe i krisuri, optimisti por edhe i merzituri, i paduruari per aksion por dhe ai qe, qete e dhe ngeshem, shijon artin e poezine. Ndalje pak sa per te mare fryme, e perseri rendje e rendje. Te lodhur e te derrmuar na ka rastisur te te shohim, por kurre te deshperuar e te dorezuar.
Ti ishe politikan i devocionit dhe i betejes, ne me te shumten e viteve te tua. Nje kontrast domethenes ne raport me qeniet e çuditshme, qe sot i prodhon me klonim, apo me aplikime, merkatoja e politikes aktuale.
Ishe derrmues me kundershtarin, por kurre s’te mungonte respekti per te.
Kishe te forte cilesine e oratorit politik, por fjalimet e tua me te bukura qene ato kur mendja ishte ne sintoni me zemren.
Ishe besnik i kauzes tende politike, sepse mbi te gjitha ishe besnik i vehtvetes. Askujt nuk mund t’i pershtatet me shume vargu i Kiplingut: "Te jesh i afte te pish me mbretin e te hash po ate dite me neferin, por duke mbetur vetvetja, o njeri!”
Ti pije me mbretin por pa u dehur, ishe i nevojshem e luajal, por pa u bere fanatik e i perulur. Ti shtroheshe ne sofer e haje me gezim me neferin, por duke ditur te dilje i panjollosur nga vulgariteti qe ndeshje aty.
Ishe i bindur deri ne kokfortesi ne ate qe dije, por te kam pare qe pa siklet e shtirje, pyesje e degjoje perulshem per ç’ka nuk dije ende.
Kishe shume besim te vetja, madje me tepri, por kjo s’te pengoi asnjehere t’u jepje respekt e vleresim atyre qe dinin me shume se ty.
Nuk sforcoheshe te shtireshe si i embel e i bute, jeta jote qe ne femijeri s’ta kishte sheqerosur kurre kete ndjesi. Por brenda teje ekzistonte nje oaz jo lehte i gjetshem, i poetizmit dhe dashurise. Por jo çdo udhetar mund te ndalej aty.
Ishe cinik, kudo e me kedo, sepse urreje komoditetin e shtirjes dhe hipokrizise konvencionale, qe aq shume perdoret mes te gjalleve. Por edhe sepse cinizmi ishte per ty forma me pa hile dhe me pak konformiste e komunikimit me te tjeret.
Asnjehere dhe askush nuk mundi te te kapte ne befasi ne fjale, por mjere ai qe kapej ne befasi prej teje. Ta dija kete huq, dhe avantazhi qe me jepte urtesia e dinakeria e nje moshe me te madhe me shtynte shpesh te tentoja te te kapja ne befasi, ose te pakten mos ma shkaktoje ti befasine.
Por qe perpjekje e veshtire. Lejomeni te kujtoj nje rast te vetem, te ndodhur ne oret qe kaloja me shume me Kolin, ne mbledhjet e kabinetit qeveritar. Ai qe mberthyer prej disa minutash ne nje debat te forte ne nerva e argumentime, ishte realisht nervoz. Ulur ngjitur me te, duke dashur ta qetesoj, i nis nje sms ku i shkruaja: “Koli, cfare do te behesh ti kur te rritesh?”. Pa u shperqendruar nga debati dhe replikat e forta, e lexon mesazhin tim dhe duke vazhduar te replikoje, shkruan pergjigjen: “Xhaxhi Genci, une kur te plakem dua te behem Minister Bujqesie”.
Dhe vetem kur e mbaroi debatin – me nje fitore sigurisht – u kthye nga une me nje pamje te embel e me nje vetekenaqesi prej Bude, dhe me tha: “S'te eci mo xhaxhi Genci!”. Qeshem mes nesh si te marre.
Sokol, vetem nje vit larg e mungon shume o Mik. Jo vetem i mungon Kozetes, Keles e djemve, por na mungon edhe ne.
Por ti sot i mungon me shume ngjarjeve qe me ty do te ishin ndryshe, aksioneve politike ku mungon vullneti dhe energjia jote e pashtershme. Ndoshta jane ende pak ata qe e kuptojne sot kete fakt, por kjo nuk me nguron te them se shume gjera do te kishin qene me ndryshe e me mire, sikur ti te kishe qene mes nesh ne kete vit.
Vdekja veçse i nderpret jetes rrjedhjen e kohes se saj tek nje individ.
Koha dhe mosha kane ngrire tashme tek ti, Miku im. Cdo vit e me shume qe do te rishihemi ne pervjetoret e tu, ti do te mbetesh po ai, por ne jo ama. Koha per ne ecen, na plak edhe me tej.
Ky fakt i thjeshte me ngjall padashur edhe nje fare ankthi, or Mik.
Sepse shume kthjelltas te shoh qe tani, ulur mbi nje gur e me cigaren ne goje, ne ane te atij shtegu ku natyrshem nje dite te gjithe ne do te kalojme.
E ti qe na pret pa ngut, dhe kur secili prej nesh atij shtegu do kaloje, ti, me veshtrimin tend ironik, do t’i leshosh ca fjale: “He mo i paudhe, erdhe dhe ti! Po qenke fishkur si mafishe mo!"
Ndoshta veç Kozeten do te kurseje ne kete fshikullime te fundme ironizimi, o Koli.
Por duke e ditur qe s’duhet te te le pa kunderpergjigje po aq te hidhur, qe sot jam vene ne sikletin te mendoj per te. Por do jete e mira qe dhe ju, or miq, te filloni qe tani te mendoni se si do t’i pergjigjeni, atij mistreci qe na pret atje. Se po mori pergjigjen e duhur eshte e sigurt qe ai do te zbrese nga guri anes shtegut dhe duke qeshur do te vije na perqafoje.
Sepse ky eshte Koli dhe as ne ate bote s’ka per te qene ndryshe. Per me teper, se jo veç ne kemi mall per te. Edhe ai, mall te madh ka per ne. Dhe te gjithe e dime qe Koli vetem keshtu di ta shprehe mallin.
Fjala e mbajtur ne ceremonine perkujtimore ne 1 vjetorin e ndarjes nga jeta te deputetit Sokol Olldashi