Elita perëndimore me “brekë nëpër këmbë” kërkon shpëtim tek KGB-ja!
Nga Mentor Kikia
Pasi u kap me brekë nëpër këmbë, një pjesë e mirë e elitës politike ekonomike e artistike perëndimore, po kërkon shpëtim tek shërbimi sekret rus. Ekspozimin publik të degradimit dhe degjenerimit të pushtetit politik dhe ekonomik, po kërkon t’ia faturojë të vetmit armik që mund të jetë i besueshëm në këtë kohë.
Padyshim, femra dhe seksi kanë qenë me kohë mjete shantazhi dhe joshjeje, të cilat janë përdorur në mënyrë të sukseshem gjatë luftës së ftohtë, në betejen mes KGB-së dhe CIA-s. Por ka një ndryshim në metodologji. Shëbrimet sekrete piketonin zyrtarë që kishin rëndësi për spiunazhin, i ngrinin kurthe seksuale dhe më pas i shantazhonin duke i kthyer në bashkëpunëtorë.
Qëllimi ishte vetëm një: Marja e informacioneve sekrete.
“Kompania seksuale” e Epstenit ishte tjetër gjë. Ai organizonte festa të “çmendura” për shtresën e lartë, duke shtruar bankete seksuale për maniakë dhe pedofilë që drejtonin shtete, monarki dhe kompani gjigande. Ai rekrutonte vajza në të gjithë botën dhe shërbente si një “sex-taxi”, duke ofruar argëtim seksual për elitën politike.
Edhe në qoftë një ide ruse, sërish ka një ndryshim të madh. Kopeja e elitës perëndimore nuk u josh tinëzisht, nuk u fut në kurth, nuk u shantazhua për qëllime politike. Ata nuk u mashtruan, por u përgjigjeshin me zell ftesave në “festat e çmendura”, i porostinin me e-mail ekskortat seksuale në udhëtimet e tyre ”për të përhapur demokracinë”.
Padyshim, ai vetë i shfrytëzonte dhe shantazhonte këta klientë për të ngritur perandorinë e tij ekonomike dhe mburojën e fortë kundër drejtësisë.
Dosja Epstein nuk dëshmon më luftën e ftohtë, por degjenerimin e pushtetit politik dhe ekonomik dhe fundin e një epoke në moralin e lidershipit.
KOHA JONË SONDAZH

