Enkel Demi: RTSH nuk e duan të hapur dy televizionet e mëdha private!
Nga Enkel Demi
Me thënë të drejtën, nëse unë nuk e shoh një stacion televiziv, fjala vjen Top Channel a Klanin, kjo nuk do të thotë që nuk e sheh askush. RTSH-në nuk mbyll dot njeri, ani se e do Batoni, pasi është kusht i panegociueshëm për integrimin europian. Në 2013, EBU e ka bërë të qartë te zyra e madhe, ku Batoni thotë se nuk hyn shpesh.
Drejtorja e RTSH nuk bën dot ndonjë gjë të madhe, megjithë pamjen e kuruar të institucionit. Ligji që rregullon median publike në këtë vend është konceptuar nga dy grupet më të mëdha mediatikë kombëtarë në Shqipëri, në mënyrë që RTSH jo vetëm mos të hyjë në treg, por mbi të gjitha mos të marrë pjesë në treg. Prandaj, nuk ka drejtor që tek pullë ta vendosë në vijë.
Me RTSH-në nuk ka dështuar Rilindja, ka dështuar politika në përgjithësi, pasi është përdorur si përherë për kusur. Kjo puna e taksave të shqiptarëve për RTSH-në është një pesë me hiç në krahasim me lekët që paguajmë fjala vjen për mirëmbajtjen e rrugëve që i kemi ende në çmimin tejet të lartë të karburantit.
Nuk është e vërtetë se platforma RTSH-së dhe vetë kanalet kryesore nuk shihen. Nuk duan ata që e përflasin të duket sikur shihet. Sipas tyre është shumë më e parë një telenovelë turke sesa një finale europiane. Kësaj matje audience i thonë të kesh dy; një ta mbash e një ta çash.
Të tjerat janë subjektive. Unë nuk e shoh ose ma shpif aksh program, por kjo nuk do me thënë se shumica dërmuese mendon si unë. Gjithësesi, për strategji komunikimi për të tërhequr vëmendjen RTSH-ja kaq këllqe ka. Nesër ka me pas një tjetër lojë.
KOHA JONË SONDAZH

