Erisa Xhixho: Sot “u përdhunuan“ prindërit e vajzës nga Kavaja

Nga Erisa Xhixho*

Privatësia e te miturës e ruajtur me aq profesionalizëm nga media,  sot u cenua në mënyrën më të shëmtuar nga Qeveria Rilindase, të cilët janë të gatshëm të përdorin çdo gjë për propagande është totalisht e neveritshme.

Familjes me hall shumë të madh e detyrojnë të japi intervista me kushtin e lemoshave, ndërkohë që duhet të mbajnë përgjëgjesi dhe njëkohësisht të ishin shkarkuar nga detyra Drejtoresha e Zyrës Arsimore Kavajë, Drejtoresha e shkollës “Rilindja” , mësuesja dhe psikologia që janë bashkëfajtore për heshtjen dhe mosdenoncimin të veprës penale.

Por në vend që kjo Qeveri të shkoj e të kërkoj llogari drejtuesve lokal për këtë ngjarje që ka tmerruar gjithë shoqërinë Shqiptare. Sot “përdhunuan” prindërit e vajzës nga Kavaja.

*Nenkryetare e LSI 

SHKARKO APP