Ermal Meta dhe gazetarët shqiptarë që u është bërë fytyra “shollë”

Nga Armando Meta (javanews.al)

Ashtu siç e kanë bërë zakon, mediat shqiptare nuk lenë pa përgojuar për keq çdo arritje të shqiptarve jashtë vendit, duke përhapur në më të shumtën e rasteve informacione të paskta, shpesh edhe problematike përsa u përket jetës personale të shqiptarëve qofshin ata të njohur apo të panjohur. As Ermal Meta, këngëtari që fitoi në ‘Sanremo 2018′ çimin e parë, nuk i ka shpëtuar përbaltjes mediatike “Made in Albania’, jo për talentin e tij apo për ndonjë ‘plagjaturë’, por thjeshtë duke vënë në gojë të tij kuptime të tjetërsuara fjalësh, që rëndom njerëzit përdorin nëpër intervista. Ky abuzim për të cilët gazetarët shqiptarë që përhapin lajme të gënjeshtra u është bërë fytyra ‘shollë’, ka detyruar Metën të bëjë një koment publik, në mënyrë të drejtëpërdrejtë për gazetarët shqiptarë, koment i cili për ata gazetarë që kanë pak cipë për profesonin që ushtrojnë do t’i bënte të skuqeshin. Natyrisht nuk pritet që kjo të ndodhë. Ata s’bëjnë më përjashtim nga rregulli që vetë kanë vendosur se të bëhesh gazetar i hajrit thjeshtë…shpif!

Për ilustrim 
Ja fotot e babait të Ermal Metës së bashku me të jëmën

SHKARKO APP