Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ervis Iljazaj: 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Forum E hënë, 12 Maj 2025 21:28
Ervis Iljazaj: 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ervis Iljazaj

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare duke parë që një parti e vetme merr mandatin e katërt radhazi me një shumicë pothuajse 3/5 . Dhe për një vend si Shqipëria, me demokraci të pakonsoliduar është e vështirë për ta përballuar një akumulim kaq të madh pushteti.

Në fakt, më shumë sesa fitore e Partisë Socialiste në këto zgjedhje, duket sikur ka një humbje të thellë të opozitës, Partisë Demokratike dhe sidomos Sali Berishës. Humbja më e madhe në historinë e saj të tranzicionit që pas ‘97.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

11 maji duket si një referendum për fundin e berishizmit; kjo është e qartë si drita e diellit. Fundi i berishizmit, me të gjithë atë çka berishizmi përfaqëson, do të thotë fundi si shumicë. Në kuptimin që Sali Berisha nuk mund të jetë shumicë në shoqërinë shqiptare. Sigurisht ai mund të vazhdojë të ketë një përqindje të caktuar të Partisë Demokratike. Mund të ketë ende njerëz që do ta ndjekin akoma nga pas edhe pas kësaj humbjeje katastrofike, dhe do t’i ketë, por s’mund të jetë më alternativë qeverisëse për shqiptarët. Këtë gjë e konfirmuan shqiptarët të dielën. Kush gjen argumente të tjera, ose nuk e kupton të vërtetën e këtyre zgjedhjeve ose nuk do ta thotë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt, fundin e berishizimit si shumicë në Shqipëri, i pari që e ka kuptuar është vetë Sali Berisha që në vitin 2013 kur humbi me një milion vota. Jo më kot u largua nga Partia Demokratike duke vendosur një drejtues të ri si Lulzim Basha. Berisha nuk u largua nga drejtimi i partisë në 2013 për një gjest demokratik apo përgjegjësi politike, por sepse kuptoi i pari që ai s’mund të jetë më shumicë në Shqipëri. E vetmja mënyrë që ai të qëndronte në pushtet ishte të jepte dorëheqje, të kontrollonte PD-në dhe të synonte rikthimin nëpërmjet Lulzim Bashës.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Dhe për pak realizoi operacionin më gjenial politik në Shqiëpëri. Lulzim Basha në 2021 dhe opozita ishin shumë afër fitores, por Berisha nuk kishte parashikuar Reformën në Drejtësi, dorëzimin e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve lokale, dhe konfliktin me amerikanët dhe të gjitha ngjarjet që rrodhën prej këtij konflikti, të cilët padyshim që luajtën një rol për të bllokuar rotacionin në Shqipëri. Duket paradoksale, por Lulzim Basha ka rrezik të hyjë në histori si kryetari i fundit i Partisë Demokratike që ka marrë më shumë vota. Dhe i gjithë ky operacion gjenial, për pak u shpërblye nga qytetarët shqiptarë në 2021, i cili me sa duket ishte shansi i fundit që Berisha të rikthehej në pushtet.

Personi i dytë që e di farë mirë që berishizmit si shumicë në Shqipëri i ka ardhur fundi prej kohe, është Edi Rama. Jo më kot, të gjithë fushatën elektorale e shndërroi në një referendum midis tij dhe Sali Berishës. Dhe shqiptarët, midis Ramës dhe Berishës zgjodhën qartësisht këtë të fundit. Jo vetëm kaq, por garën dhe rivalitetin me Sali Berishën, Edi Rama në këto katër vitet e fundit e ka kërkuar dhe ka ushqyer sepse e di fare mirë që Sali Berisha nuk mund të jetë më shumicë në Shqipëri, dhe u shpërblye për këtë strategji të dielën.

Ky është thelbi politik i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Sali Berisha prej shumë vitesh ka vetëm votat e militantëve të tij dhe nuk merr dot asnjë votë përtej tyre. Ka një përqindje të caktuar që e ndihmon atë të mos iki nga politika, por të mos fitojë më kurrë, duke bllokuar kështu reformimin e opozitës dhe rotacionin në Shqipëri.

Gjithsesi, kush mendon që Sali Berisha ka humbur e ka gabim. Berisha me minimumin e kushteve mori maksimumin e rezultatit. Berisha arriti të rikthehej, të marrë Partinë Demokratike dhe ta zotërojë atë. Tashmë ka 50 deputetë dhe sërish vazhdon të jetë faktor politik, dhe me Partinë Demokratike mund të bëj ç’të dojë, edhe ta trashëgojë. Ai ishtë i ndërgjegjshëm, ndryshe nga ata që e ndjekin pas, që deri ku mund të arrinte PD nën drejtimin e tij, dhe këtë qëllim e arriti.

Berisha fitoi, por çështja është a fituan demokratët të cilët e shohin veten 14 vite në opozitë! Sakrificat që ata bënë për të rehabilituar Berishën, energjitë që i fokusuan të gjitha në këtë drejtim, i solli një kosto politike shumë të lartë! I solli atyre mandatin e katërt të Edi Ramës.

Etiketat e lidhura

Ervis Iljazaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 5 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 13 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 14 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 19 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.