Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Europa e ka të humbur luftën

Forum E hënë, 20 Shtator 2021 14:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Marrëveshja për ndalimin e raketave me rreze të mesme veprimi nuk mund të shpëtohet më. Me këtë rikthehet Lufta e Ftohtë. Për Europën kjo do të thotë jo vetëm politikisht më ftohtë, por një situatë më të rrezikshme.

    Pershing II – raketa amerikane me rreze të mesme veprimi

Heiko Maas nuk mund të kihet zili në këto ditë. Ministri i Jashtëm gjerman kërkon të shpëtojë mes amerikanëve dhe rusëve atë që nuk mund të shpëtohet më. Marrëveshja e ashtuquajtur, INF për ndalimin e raketave me rreze të mesme veprimi ka vdekur. Traktati i vitit 1987 ka rregulluar shkatërrimin dhe ndalimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi. Armë që u zhvilluan fillimisht nga Bashkimi Sovjetik, pastaj nga SHBA. Nëse këto armë do të ishin vënë ndonjëherë në punë, atëherë ato do ta kishin kthyer Europën në një ferr të rrezatimit atomik, por jo SHBA, sepse për shkak të distancës ato nuk do të kishin arritur tokën amerikane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kështu ndalimi i raketave të tilla ka qenë gjithmonë një çështje ekzitenciale për europianët. NATO i është përgjigjur kësaj gjendjeje me një „strategji të dyfishtë”, kërcënim strategjik kundrejt sundimtarëve të Kremlinit. Nëse ju nuk i shkatërroni raketat tuaja SS-20, atëherë edhe ne do të prodhojmë të njëjtat armë – nga ana tjetër negociatat për një çarmatim të përgjithshëm janë gjithmonë të hapura.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Marrëveshja po jep shpirt

Kjo logjikë e forcës funksionoi. Bashkimi Sovjetik bëri kthesë dhe nënshkroi me SHBA marrëveshjen INF: Nga ana juridike vetëm dy palë janë pjesë e marrëveshjes. Kjo është e rëndësishme për të kuptuar, sepse ndërmjetësuesi, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e ka në këtë kuptim luftën të humbur. Marrëveshja INF i dha fund debatit shkatërrues të armatimit bërthamor dhe zierjes së emocioneve. Tani kjo marrëveshje është duke dhënë shpirt. As një defibrilator diplomatik nuk po mund ta kthejë atë në jetë.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 53 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Sepse Rusia shkel prej vitesh marrëveshjen dhe zhvillon sisteme raketash, që si pasuese e Bashkimit Sovjetik nuk lejohet t’i prodhojë. SHBA nën Donald Trump nuk mendojnë gjatë, por bëjnë menjëherë të ditur, se do të dalin nga marrëveshja. Me presionin e vendeve europiane të NATO-s është vendosur edhe një afat i fundit nga Uashingtoni: Rusia ka kohë deri më 2 Shkurt për t’i dhënë fund programeve të saj bërthamore të armatimit. Pas kësaj do të pasojë heqja dorë nga marrëveshja formalisht. „Rusia mund ta shpëtojë marrëveshjen”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në takim me homologun rus. Por Sergej Lavrov u kundërpërgjigj, se ai nuk ka përshtypjen se SHBA janë vërtet të interesuara për një dialog. Thënë ndryshe – kjo nuk bëhet më.

Sepse edhe Rusia vetë do të shpëtojë nga prangat e INF, ashtu si SHBA. Të dyja e shohin veten të konfrontuara si nga ana strategjike ashtu edhe në politikën e armatimit me rritjen e Kinës si superfuqi. Kina nga e saj nuk i nënshtrohet asnjë regjimi kontrollues për sistemet e raketave me rreze të mesme veprimi. E europianët e dinë shumë mirë se si qëndron puna e interesave. Nga ana tjetër Europa është lënë në baltë nga pikëpamja strategjike. Sepse SHBA ndryshe nga më parë nuk janë më hegjemoni shpirtmirë i perëndimit. Nën presidentin impulsiv Donald Trump, SHBA po e humbasin gjithnjë e më shumë besimin e europianëve. Aktualisht nuk ka më konsultime për të kërkuar pozicione të përbashkëta globale.

Kontinenti në një qorrsokak strategjik

E sikur të gjitha këto të mos mjaftojnë, Europa ndodhet në një krizë të vazhdueshme. Brexit paralizon britanikët por edhe BE, Franca është e trazuar në politikën e brendshme, Gjermania në pikëpamje të politikës së sigurisë shihet nga shumë në aleancë si „e sëmura” e Europës. Qeveria gjermane kërkon tani të trajtojë fort temat e armatimit dhe kërcënimet që vijnë nga lufta kibernetike dhe kërkon ta ngrejë çështjen e sistemeve të armëve autonome në shkallë ndërkombëtare. Kjo mund të lëvdohet, por në plan afatshkurtër nuk të nxjerr nga qorrsokaku strategjik, në të cilin ndodhen sërish europianët një çerekshekulli pas Luftës së Ftohtë. Ndërkohë që interesat strategjike të Europës nuk kanë ndryshuar aspak në këta dhjetëvjeçarët e fundit: Europa nuk do të jetë as fushëbetejë dhe as top loje.

DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 5 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 14 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 20 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 36 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.