“Fajin e ka Europa”/ Platforma spekultative e Ramës, djallëzore dhe në dëm të interesit kombëtar

Nga Bujar Nishani

Takimi i rradhës së Këshillit të Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë në Bruksel është gjithmonë një moment i rëndësishëm lidhur me prespektivën evropiane të Shqipërisë.

Ndërsa mesazhet e djeshme të Përfaqësuesit të Lartë, Borrell dhe Komisionerit për Zgjerim, Várhelyi, ishin të qarta, “pika mbi (i)” dhe të adresuara, qëndrimet e Edi Ramës ishin turpëruese, për të gjithë ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përtej ndërhyrjeve krejt pavend dhe të pasjellshme, në përgjigjet e pyetjeve që i takonin autoriteteve të Brukselit, krejtësisht i papranueshëm ishte qëndrimi i përsëritur i KM të Shqipërisë gjatë deklaratave për shtyp, fokusuar tërësisht tek sulmi, stigmatizimi dhe insinuatat e paqytetëruara, ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me shpërndarjen e vaksinave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi kishte fokus; udhërrëfyesin, arritjet, mangësitë dhe detyrat në proçesin e Integrimit Evropian për Shqipërinë dhe jo se sa vaksina duhet të na kishte dërguar Brukseli neve. Nuk ka asnjë dyshim që proçesi i vaksinimit dhe veçanërisht shpërndarja e vaksinave është një proçes shqetësimi global, gati kaotik herë pas here. Kjo ka arsyet e saja! Por përdorimi i këtij momenti të vështirë për të gjithë nga ana e KM të Shqipërisë për të injektuar perceptim negativ dhe ndjeshmëri jo miqësore tek publiku shqiptar ndaj familjes evropiane, është i papranueshëm, i dëmshëm, fyes dhe kundër interesave tona kombëtare.

Dje ishte rasti që KM i Shqipërisë të përmendte qindra projekte dhe mbi 1 miliard euro financime nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë në 30 vitet e fundit, që nga ndërtimi i institucioneve, tek ekonomia, bujqësia, infrastruktura etj. Përkundër kësaj, ai tentoi të injektoi përsëri tek publiku shqiptar të ashtuquajturën “mospërfillje”, “injorim” e “braktisje” evropiane ndaj shqiptarëve dhe Ballkanit në tërësi.

Platforma spekultative për ta projektuar dështimin tek partnerët evropian është djallëzore për momentin por e rrezikshme për interesin kombëtar në kontekstin strategjik të shqiptarëve. Nuk është faji i evropianëve për varfërinë e madhe që ka kapluar shqiptarët, për asgjesimin e institucioneve të pavarura, demokratike e ligjore, për korrupsionin skandaloz në çdo qelizë të shtetit, për inkriminimin e politikës dhe pushtetit, për spitalet skandaloze, shkollat e kopshtet për faqe të zezë, rrugët që shemben veç 6 muaj pasi kanë gllabëruar miliona euro, etj!

Nuk është faji i Evropës për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi e veçanërisht të rinisë dhe trurit.Për të kuptuar dështimin dhe përgjegjësinë e kësaj qeverie në jetën e shqiptarëve le të shohim realitetin në një prej çështjeve më fondamentale në vend, që lidhet me punësimin, ekonominë, zhvillimin dhe prespektivën e shoqërisë tonë.

Në një prej studimeve më serioze evropiane, tregohet se Shqipëria është vendi më i fundit në rajon përsa i përket pregatitjes digitale për punësimin, ekonominë dhe kompetencat profesionale të shoqërisë në tërësi. Shiheni studimin e mëposhtëm dhe do të kuptojmë mirë se fasada dhe propaganda e gënjeshtërt, na ka mbyllur jo vetëm realitetin e hidhur që kemi në të vërtetë por tregon se ku e ka katandisur qeverisja e rilindsave këtë vend.

Ky studim i mëposhtëm, është një prej qindra rasteve dhe provave që tregojnë se fajin nuk e ka Evropa dhe partnerët tanë strategjik por paaftësia, korrupsioni, përlyerja, inkriminimi, pengmarrja, e një qeverisje katastrofale në Shqipëri që duhet larguar sa më parë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?