Fakte që Rusia po përgatitet për Luftën e Tretë Botërore

Të gjithë kemi pyetur veten kur do të fillojë Lufta e Tretë Botërore. Shumëkush ka hedhur supozime dhe ka provuar që ta parashikojë. Por askush nuk mund të jetë i sigurt. Nëse do ndodhë, ka shumë të ngjarë që të na kapë në befasi. Thënë kjo, disa vende e presin më shpejt se të tjerët. Ja disa fakte se si Rusia po përgatitet për Luftën e Tretë Botërore.

Rusia ka zbuluar plane për të zmadhuar masivisht ushtrinë e saj gjatë vitit 2017, kryesisht numrin e tankeve, automjeteve të blinduara dhe avionëve.

Në fillim të vitit 2017, Rusia filloi lëvizjen më të madhe ushtarake drejt Arktikut, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Rusia u mburr në televizionin kombëtar se kishte dërguar tre fregata (anije luftarake) në Siri, në mënyrë që t’u kundërvihet sulmeve potenciale të SHBA. Pas sulmit me gaz nga qeveria siriane, SHBA goditi gjithsesi.

Rusia ka testuar raketa të reja me rreze të gjatë veprimi, për flotën e saj, si dhe ka ndërtuar më shumë fregata me aftësi goditje në rreze të gjatë.

Në vitin 2016, rusët u thanë punonjësve të qeverisë të kthejnë fëmijët në Rusi, nëse ishin duke u arsimuar jashtë vendit. Ky veprim me sa duket ka për qëllim t’i pengojë ata të edukohen nga “armiku”.

Nxënësit në të gjithë Rusinë po mësohen të vënë maska gazi në stërvitje, gjë që i ngjan asaj që bëhej në epokën sovjetike.

Rusia ka shtuar sulme kibernetike dhe aftësi lufte kibernetike kundër armiqve të saj. Po ashtu, ajo ka përdorur hapësirën kibernetike si hapësirë për të ndikuar në zgjedhjet jashtë vendit.

Në një kronikë të kohëve të fundit në televizionin rus NTV, prezantuesi po intervistonte një kolonel në pension, lidhur me skenarët e mundshëm bërthamorë. Harta që po përdornin, më vonë doli se ishte nga një videolojë amerikane, e bazuar në konfliktin bërthamor.

Jevgeni Kiselvov, i quajtur shpesh “kryepropagandist” i Rusisë, organizon një shfaqje javore me lajme të quajtur Itogi, ku ka filluar të paralajmërojë auditorin se “pabesia amerikane” mund të marrë “dimensione bërthamore”.

Televizioni shtetëror vazhdimisht u kujton qytetarëve rusë, që të jenë të përgatitur për luftë dhe të kontrollojnë se ku është bunkeri më i afërt.

Megjithëse KGB u shpërbë në vitin 1991, Putini njoftoi kohët e fundit krijimin e një “Ministrie të Sigurisë Shtetërore”. Qëllimi i saj do të jetë që të kërkojë dhe shkatërrojë armiqtë e shtetit. Vëzhguesit kanë frikë se do të jetë përsëri KGB.

Në vitin 2016, Rusia njoftoi ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Mbrojtjes. Kjo ndërtesë u pretendua nga shtypi rus që të ishte “më e fuqishme se Pentagoni” me fortifikime jashtëzakonisht të mëdha.

Qeveria ruse ka njoftuar se në rast lufte, ajo do të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo situatë ishte pjesë e një stërvitjeje të madhe ushtarake në Rusinë jugore, ku ushtria mori kontrollin e zyrave dhe ndërtesave qeveritare.

Megjithëse Rusia firmosi Marrëveshjen e Fillimit të Ri në vitin 2010 me SHBA-të (për të zvogëluar armët bërthamore), ajo ka rritur prodhimin e armëve bërthamore në vitet e fundit.

Putini ka urdhëruar forcën ajrore ruse të jetë gati për “kohë lufte”.

Megjithë ekonominë e saj të dështuar, Rusia po ndërton miliarda dollarë bunkerë bërthamorë në të gjithë vendin, sipas burimeve të inteligjencës perëndimore.

Në vitin 2016, Rusia njoftoi një reformim të Ushtrisë së Tankeve të Gardës së Parë. Kjo ishte forca që pushtoi Çekosllovakinë në vitin 1968. Ajo u shpërbë pas rënies së BRSS, por Putini ka vendosur ta rikthejë.

Moska pohon se raketa e saj e re “Satanai 2” mund të shkatërrojë një vend me madhësinë e Francës, brenda një kohe të shkurtër.

Në tetor 2016, Rusia vendosi raketa bërthamore në Kaliningrad, eksklava ruse midis Polonisë dhe Lituanisë.

Rrjeti televiziv i kontrolluar nga qeveria ruse Zvezda kohët e fundit pretendoi se “skizofrenët nga Amerika po mprehin armët bërthamore kundër Moskës”, në një përpjekje për të kultivuar ndjenjën anti-SHBA midis rusëve.

Rusia ka kërcënuar veprime “të dhimbshme” dhe “asimetrike” kundër SHBA, nëse ndërhyn në në Siri.

Më 4 tetor 2016, Rusia bëri një stërvitje masive evakuimi, që përfshinte më shumë se 40 milionë njerëz dhe zgjati 4 ditë. Ajo kishte për qëllim përgatitjen e njerëzve për një sulm të afërt.

Rusia ka punuar në zhvillimin e “pajisjeve të fatkeqësisë absolute”. Këto armë masive mund t’i japin fund Tokës ashtu siç e njohim.

Shumica e rusëve besojnë se Lufta e Tretë Botërore ka filluar tashmë, por që ne jemi ende në fazën “e ftohtë” të luftës.

Në vitin 2014, Rusia pushtoi Ukrainën, aneksoi Krimenë dhe që atëherë ka shtuar praninë e saj ushtarake në rajon. / Bota.al

SHKARKO APP