Faleminderit Hillary Clinton

Ajo që ishte njoftuar si fjalim i Hillary Clintonit për politikën e jashtme ishte në fakt një paralajmërim i vetëm, i gjatë për rreziqet e një presidence të Trumpit. Ishte pikërisht ajo që nevojitej tani.

Nuk duhet të jesh tifoz i Hillary Clintonit, për ta konsideruar të mirë kontributin që ajo dha të enjten në Kaliforni, me fjalimin e saj për politikën e jashtme dhe të sigurisë. Konstruktin që Donald Trumpi kërkon ta shesë si politikë koherente të jashtme, ajo e demaskoi pikë pas pike si një miksturë sharjesh pa fund, gënjeshtrash dhe fyerjesh.

Dhe ajo që është më e rëndësishme: duke demaskuar të pavërtetat e përsëritura të Trumpit, injorancën e tij prepotente dhe krijimet hibride të tij thuajse në të gjitha temat ndërkombëtare, ai vërtetoi njëkohësisht në mënyrë impresionuese, se pse Trumpi nuk është i përshtatshëm për postin e Presidentit dhe si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo gjëra të reja

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyrisht që asgjë nga ato që tha Clintoni për Trumpin dhe vështrimin e tij për botën nuk ishte e re. Pozicionet e tij të rrezikshme për tema të rëndësishme globale si imigrimi, terrrorizmi, feja islame, NATO-ja, përhapja e armëve bërthamore dhe Rusia ka kohë që janë dokumentuar mjaftueshëm dhe janë kritikuar mjaftueshëm prej shumë vëzhguesve në SHBA dhe jashtë saj. Prandaj në thelb nuk është e vështirë të tregosh se Trump nuk është i përshtatshëm për postin e Presidentit. Një vështrim më i gjatë te karriera e Trumpit dhe te sjellja e tij duhet të mjaftojë.

Michael Knigge Michael Knigge

Për fat të keq megjithatë, rivalët e tij për postin e Presidentit, për arsye të ndryshme të gjithë nuk ishin në gjendje, të përshtatshëm ose nuk kishin dëshirë që ta sfidonin vërtet Trumpin – derisa u bë shumë vonë. Këtë e konfirmon edhe fakti që edhe zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan deklaroi papritur se e mbështet Trumpin. Ryani qe shprehur për një kohë të gjatë jo vetëm në mënyrë kritike për Trumpin, por shumë e konsideronin si alternativë të minutës së fundit për kandidaturën presidenciale republikane. Meqenëse tani mori fund marrja e Partisë Republikane prej Trumpit, është detyrë e Hillary Clintonit që të kundërshtojë vizionin autoritar të Trumpit për Amerikën. Sepse vizioni për të ardhmen i Trumpit nuk është vetëm shumë i rrezikshëm për SHBA, por edhe për pjesën tjetër të botës.

Kurajoja e Clintonit

Fjala e Clintonit në Kaliforni ishte edhe përpjekja e parë e saj për t’i treguar vendin Trumpit. Nuk ishte fjalim i madh. Ishte një fjalim elektoral, me synimin e qartë për t’i treguar vendin Trumpit. Kjo pritej prej kohësh. Dhe siç dëshmojnë rivalët republikanë të Trumpit, në politikë, si në oborrin e shkollës nevojitet kurajo për t’i dalë përballë llafazanit buçitës. Hillary Clinton meriton mirënjohje që e bëri këtë. Dhe nuk do të jetë hera e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?