Fatmir Xhafaj, njeriu i ligjit dhe reformës në drejtësi që po sulmohet nga mafia

Nga Erjon Braçe

Fatmir Xhafaj nuk eshte nje mik, koleg ne Kuvend apo ne partine tone.

Fatmir Xhafaj është një njeri i ligjit!

Formimin dhe cdo pune, nga fillimi ne fund, e ka te lidhur me ligjin.

Ne me shume se 20 vite qe e njoh, nuk gjej nje rast te vetem ne gjithcka qe arkivoj-ju e dini qe une arkivoj plot qe, dikush, qytetar apo politikan, perfshi dhe politiqen, oral, manual apo dixhital qe, ta kete akuzuar per nje shkelje ligji, vjedhje, grabitje, rryshfet- ne formen me te lehte,

pasurim apo pasuri te paligjshme.

Asnjë, kurrë!

Edhe sot, dje, pardje, para nje viti, dy vitesh, pese vitesh;

Nuk e akuzon kërkush për çfarë ka bërë vetë, shkelje ligji, vjedhje, grabitje, rryshfet, pasurim apo pasuri të paligjshme.

E lidhur kjo me detyren apo detyrat qe ka mbajtur, vendime me firme e me vule, urdhera te tille apo qofte edhe formale leshuar si titullar institucionesh,  jo e jo, por as me jeten e tij te perditshme!

Po atehere cfare kane me Fatmir Xhafen?

Kane pare ate foton e vjeter te 1 majit dhe po e sulmojne e gjykojne si enveristet dinin te benin me fisin e faren?

Joooooooooo!

Fatmir Xhafaj eshte njeriu qe udhehoqi te gjithe procesin e Reformes ne Drejtesi!

Reforma ne Drejtesi-historike, po shemb themelet e nje sistemi juridik te korruptuar deri ne palce, i cili, duke u hetuar sic Reforma parashikoi, rezulton se ka grumbulluar pasuri te paligjshme duke rrjepur qytetaret e mjere te ketij vendi ne permasa te frikshme.

Shembja e themelit te korruptuar te Drejtesise, po rrezon sistemin e pandeshkueshmerise masive ne kete vend, po ben te prekshem te paprekshmit me pushtet politik dhe ekonomik, ka rrezuar garantet per ta,  ju ka prishur qetesine e fituar me mund politik-vendimmarrje per prokurore e gjykates ne Sistem dhe, pare te cilat i kane perdorur per te rehatuar dhe prokuroret e gjykatesit e korruptuar.

Kaq eshte!

Ky eshte qellimi i sulmit!

Mafia kështu sulmon!

SHKARKO APP