Fenomeni Lazarat, shkak apo pasojë

 

Nga Ethem Ruka

Diku në kronikat e fundit dëgjova për një djalë në kërkim me mbiemrin Rabi. Nuk e di se cili është dhe i kujt është. Ndjeva shumë dhimbje për këtë mbiemër. Shumë e shumë vite më parë kisha një shok që ndava bankën dhe dhomën e konviktiti për katër vite në shkollën Pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Ai quhej Sali Rabi. Saliu ishte vetëm një ndër djemtë e mrekullueshëm të Lazaratit që u shkolluan si mësues bashkë me mua. 
Më kujtohet si sot nëna e Saliut, e cila vinte shpesh nga Lazarati për të parë të birin që ishte konviktor bashkë me mua e shumë të tjerë si ne. Një grua shumë e dashur që më përqafonte njësoj si të birin e saj dhe ato pak gjera që sillte për Saliun ishin edhe për mua. Nuk pata fatin ta takoja më von atë nënë me shpirt të butë e të madh, ndërsa me Saliun mbetem miq gjithë jetën. Ai në Lazarat dhe unë në Tiranë. 
Lazarati një ndër fashatrat më të mëdha të jugut është kaq afër dhe kaq larg Gjirokastër sa asnjë fasht tjetër i këtij rrethi. 50 vjetë i diskriminuar dhe i përfolur si fshat që me pak përjshtime nuk përkrahu luftën partizane, një fasht që nuk e shoi dot etjen edhe për ujë. Kur dëgjoja shumë miq që thoshin lazot ndjeja dhimbje, ndeja dhimbje për mikun tim Saliun që nuk ishte me pak i zoti se unë, por nuk e pati kurrë një mundësi si timen. Dhe kur degjova mbiemrin Rabi për një nga djemtë e ndaluar për ngarjet e fundit në Lazarat ndjeva shumë dhimbje. Ndjeva akoma më shumë dhimbje për dëshmorin e atdheut per 31 vjeccarin Ibrahim Basha, për këtë djalë që kryeu shërbime të rrezikshme në Afganiatan dhe ra si dëshmor në tokën e vet, në të njëtën kohë që ai agjeronte si dhe dora kriminale qe i mori jeten. U vura në mendime dhe fillova të arsyetoj se si arritëm deri këtu, Lazarati nga një anë dhe shteti nga anan tjetër. 
E para pyetje që më lindi ishte se pse nuk është kapur asnjë gram hashash në dalje të Lazaratit, atje në Kordhocën e famshme, ku vazhdimisht patrullon policia. Gjitmonë kam pyetur pse kapet shumë hashash me origjinë nga Shqipëria në vendet fqinje dhe shumë pak brenda territorit tonë. E di që do të thonë po si i shtron ti këto pyetje mor zotni kur ke qënë kaq vite deputet e ministër. Kushdo që e shtron këtë pyetje i them ke të drejtë. Po, edhe unë ndihem përgjegjës për aq sa më takon për Ibrahim Bashën por edhe dhe për djaloshin Rabi. 
Lazaratësit, kultivuesit për vite të tëra të hashashit të famëshëm kanë përgjegjësinë e tyre, por një lukuni njërzish me pushtet e politikanë që për një grusht votash lejuan këtë gjendje dhe përfituan nga trafikimi i hashashit janë përgjegjësit e vertet të tragjedisë së Lazaratit. Ata janë autorët e vertet të asaj që ndodhi dhe ndodh në Lazarat. Ata përfituan pjesën e luanit në para dhe nxitën djemtë e Lazaratit se sa më shumë hashash të mbillnin aq më shumë para do të vilnin në Kuordhocë e larg Kordhocës dhe së fundi po ata thonë kriminelët e Lazaratit të dënohen.
Sigurisht ligji të dënon kur e shkel, por cili po dënohet bashkë me Lazaratësit që bëri ortakërti të heshtur për të përfituar prej tyre? Ligji e dënon djaloshin Rabi, por ligji duhet të dënojë edhe ata që ngritën trarët e postblloqeve edhe ata që shtruan bankete në fushata elektorale me para të zeza edhe ata që panë dhe nuk vepruan dhe ata që paratë e zeza me siguri i transferuan sipas hierarkisë deri në nivele më të larta apo për të mbyllur sa më lehtë procceset gjyqësore. Fenomeni Lazarat është shumë më tepër se vet Lazarati, nuk është vetëm në Jug por edhe në Veri. 
Operacionet e policisë në këto dy vjet kaën qënë të sukseshme, por nuk mjafton, nuk mjafton se shkallët nuk pastrohen nga poshtë lartë, por edhe anasjelltas. Qeveria aktuale e hoqi Lazaratin nga lista si vatër e kultivimit të hashashit dhe ky nuk është një sukses që nuk mund të vlerësuahet. Asnjë banor i Lazartit nuk humbi jetën në këtë përpjekje për sundimin e ligjit. Kjo ishte një dëshmi e vullnetit për të cckulur rrënjën e fundit të kanabisit dhe për të ruajtur deri në fund jeten e ccdo qytetari lazaratas. 
Gazetari I njohur I. Babaramo, botoi një shkrim para do kohësh për delazaratizmin e politikës. Për mua ishte një ndër shkrimet më brilantë që kam lexuar vitet e fundit. Ishte një goditje në shënjë se pa delazaratizuar politikën e kemi të kotë rrekemi duke parë vetëmk kronika televizive. Vetëm në se kjo do të ndodhë, shpirti IbrahimBashës, por edhe i mikut tim të vjetër Sali Rabit do të prehen në qetësi.

SHKARKO APP