Filozof francez, Bernard-Henri Levy: Sulmuesit në Paris nuk e kanë kuptuar mirë Kur’anin

Filozof francez, Bernard-Henri Levy në një artikull të gazetës amerikane "Wall Street Journal" shkruan se qytetarët e Francës nuk duhet të lejojnë një grup të ekstremistëve të dëmtoj unitetin kombëtar në vend.

"Më e rëndësishmja nga të gjitha, ndërsa tani është koha e duhur, tani ose kurrë, për një reagim paqësor të gjithë përkrahësve të demokracisë, pa rënë në gjendje katastrofike të jashtëzakonshme," shpjegoi Levy. Ai rikujtoi se qytetarët e të gjitha komuniteteve fetare dhe politike dolën në rrugët e Francës pas sulmeve të fundit terroriste, bashkuarish dënuan dhunën dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm. "Uniteti kombëtar është një shenjë se francezët e kuptuan që vrasësit në redaksinë e “Charlie Hebdo” nuk janë muslimanë të vërtetë, por vetëm një grup i vogël i muslimanëve të cilët kanë përzier Kuranin me dënimin me vdekje," tha filozof francez. Më në fund, ai theksoi se është shumë e rëndësishme që, ashtu siç vepruan edhe më parë, muslimanët të vazhdojnë me deklarimet se sulmet e tilla nuk janë kryer "në emër të tyre".

Forcat speciale franceze dje vranë vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, të cilët në shtypshkronjën në veri të Francës në Dammartin-en-Goele mbanin pengje, të cilët u liruan. Said dhe Cherif Kouachi ishin në kërkim nga policia si të dyshuar në sulmin ndaj personelit të redaksisë së "Charlie Hebdo", të mërkurën ku mbetën të vrarë 12 persona. Gjithashtu, Amedy Coulibaly i cili ishte i dyshuar për vrasjen e një policeje, ndërsa dje në supermarket  rrëmbeu gjashtë njerëz, u vra në operacionin e policisë franceze. Në operacion u plagosën dy policë.

SHKARKO APP