Filozofia nëntokësore
Ekzistencializmi
Nëse i referohemi koncepteve ontologjike dhe mekanizmave determinues apo ndërvarës mes ekzistencializmit, agjensit dhe realitetit, si pjesë e mendësisë metafizike individuale apo njohëse subjektive, si pasojë e veprimit të tij dhe botës kognjitive për-rreth, atëherë, i bie se të qenurit jep predispozita të forta për krijimin e realiteteve, qofshin ato konceptuale apo metafizike, mvarësisht prej formës apo mënyrës së të qenurit-ekzistencializmit, i cili mund të jetë i ndryshëm, mvarësisht nga biologjia e agjensit apo fizikusit të tij, sa jep mundësi të eksploroj apo rrjedhimisht kyqet në vorbulla të ndryshme të strukturave sociale duke i shkoqitur apo shëtitur nëpër to, sikurse hallkat apo shkallët deri tek destinimi i paracaktuar, në të cilen agjensi mund të krijoj perspektiv apo opinion, duke u bazuar në shumë realitete apo eksperienca që janë të lidhura me metafizikën e tij ndërdijore, ose ose në mungesë të këtyre parametrave agjensit si ipet mundësi për të reflektuar në mënyrë të ndryshme por bëhet pre e njëmendësisë apo eksperince të mangët në krijimin e gjykimit të tij në raport me ekzistencializmin dhe realitetin e tij ontologjik, pasi habitusi apo struktura e tij pak e frekuentueshme sociale nuk e mundëson një gjë të tillë.
Realiteti metafizik
Hamendësit e interpretimeve apo përshkrimeve të realitetit janë sfidë ontologjike apo objektivo-përshkruese në shumicën e strukturave të ndryshme sociale, mënyra dhe forma se si ato kanalizohen dhe qenësimi apo argumenti i ekzistencializmit në shumicën e rasteve huq në përmbajtje, p.sh. deri sa po shkruaj mund të pyes veten në aspektin ekzistencial kognjitiv apo epistemik, gjithnjë me qëllim të krijimit të dyshimeve, p.sh. duke aluaduar në pyetjen, “Ne (unë) a jemi të “gjallë apo të vdekur”?, mënyra racionale e të menduarit menjëherë do na shtyej të banalizojm me pyetjen, por njëkohësisht iracionaliteti i këtij racioni mund të krijoj interpret apo mënyra të ndryshme të gjykimit.Nëse asnjëherë NE nuk kemi parë edhe anën tjetër atë të vdekjes, si mund të dijm apo jemi të sigurt se cila është jeta apo ana e kundërt e saj, vetëm e vetëm se habitusi dhe arsyeshmëria e realitetit tonë produktiv, argumenton këtë në atë formë dhe ne vazhdimisht kemi pranuar si diçka e pakontestueshme dhe të panegocijueshme ose irelevante;, nuk mund të themi se e vërteta është gjithmonë e zbuluar, njohur por nëse i referohemi gjithnjë Poperit, NE jemi në mënyrë konsistente rrjedhimisht në kërkim të zbulimit të saj, në pafundësi dhe njëkohësisht fenomenet apo konceptet epistemo-ontologjike, vazhdimisht do jenë të sfiduara apo përgënjeshtruara në infinit drejt vërtetës së kristaltë.
Nëse mundohemi që gjithnjë të shtyejm në dyshime të qenurit apo menyrat ekzistencialiste atëherë kemi të bëjmë me një filozofi nëntokësore apo underground e cila e sfidon rrregullin e të qenurit dhe mënyrën ontologjike të rreshtimit të koncepteve në sensin e botës kognjitive, p.sh. pse gjithnjë 2+2=4, dhe mirret si e panegocijueshme, pse agjensi reagon, vepron në disa mënyra edhe përkundër vulnetit dëshirës së vet, inercioni e shtyen të veproj sipas racionit në mungesë së konceptit të qenurit i lire parakusht i ekzistencializmit.Pra, agjensi të veproj thelbësisht i lirë pa ndikime nga kurthat sociale apo të sillet mvarëshmërisht sipas arsyeshmërisë së tij dhe mos të ndjehet i lirë në botën e tij konceptuale i zhveshur nga gjitha nuancat e të spjeguarit ontologjik.
Racio
Luftimi i ekstremeve në jetën e agjensit është shumë interesante, po aq sa edhe admirimi apo përkrahja e njërës medalje në raport apo kundërshti me tjetrën anë apo vijë ekstreme.Konotacioni apo parashtrimi i argumentit të dominimit apo autoritetit ndaj tjetrit është në përzgjedhjën argumentuese të debatit, p.sh. nëse njëra palë ekstremisht profane, religjioze sulmon kultin apo aparencën fizike joshëse si pjesë ekzistencialiste e të qenurit me predikime moralo-etiko përmbajtësore dhe gjithnjë si figuracion mirret fenomeni i tillë, ana tjetër e argumentit të joshjës impenjative përdorë të ndjeshmërin e të qenurit i lirë, skajshmërisht iracional duke racionalizuar kundër etikës dhe moralit, i cili ngulfat dhe interpretohet me dogmë autoritare apo me tendencë dominimi, duke e lënë veten krah strukturës kaotike iracionale dhe njëherit në sy të tjerëve si parapëlqim i anarkisë konceptuale e të qenurit paradigmë e një kundërshtie ndaj strukturave njohëse apo të establishuara me kohë, thyerja e strukturave të llojit të tillë në vete përmban rreziqe për riformulim të vlerës dhe renditjës së sistemit social në hierarkin e agjensit dhe fushës së tij vepruese, nga ajo strukturë statike në krijim të një kondite tjeter likuide, rrjedhimisht e ndryshme dhe asnjëherë e formësuar, sikur një syth social i cili di kur të lulëzoj dhe rritet mvarsisht prej rrethanave dhe nevojave të parashtruara dhe asnjëherë nuk del sythi ekuivalent po në të njejtin vend të pemës edhpse kushtet përmbajtësore vazhdimisht janë të njejta.
Socio-interaktion
Këto struktura me vete përmbajn rregullativa, kërkesa dhe janë shumë impenjative tek agjensi dhe ai goditet vazhdimisht me vlera dhe rivlera në përditëshmërin e tij, strukturat sociale vetëvetiu riprodhohen, ulen, ngriten dhe agjensi s’është asgjë tjetër vetëm, përpos një vrojtues pasiv apo në funksion të saj duke i jep kuptim dhe koncept, por nëse tentohet në mënyrë tendencioze me kriju autoritet dhe dominim në riformulimin e saj, atëherë është shumë vështirë të kontrollohet dhe mbikqyret pasi ajo vazhdimisht është riproduktive dhe asnjëherë e njëtrajtshme, koncize dhe e lexueshme.Natyra e saj është sikur një gjarpër helmues, që përnjëherë dëshiron t’a bëshë manar, por asnjëherë nuk i zë besë dhe nuk i dihet se kur do filloj të sulmoj, pasi në natyrën e saj e ka që asesi nuk mund të kontrollohet dhe të bëhet pjesë e dominuar nga agjensi. Si mund të jemi të lirë në ko-ezistencën tonë pasi çdo gjë që po na rrethon ka kuptimin e vet dhe është mjaftë imponues, por filozofia nëntokësore për të arritur lirinë e pafund lufton që të bëhet 2+2=5 edhepse ndoshta nuk do e arrijë kurr, apo me kot godet murin me kokë, të thyej kodet e apostrofuara, prapseprap ithtari i filozofisë nëntokësore në esencë do që të jetë i lirë, ku vullneti i tij dhe aktivi nuk do jenë paraprakisht të gaditura, se çfarë kuptimi do ketë atëherë liria dhe të vepruarit e pamvarur nga agjensi mbetet të shihet, ku në kërkim të saj do anashkaloj arsyen, të vuaj, shkatërroj, vetëm e vetëm që të ndjehet i lire dhe pamvarur nga kurthet e racios dhe argumentin e habitusit të tij epistemologjik, si produkt i të qenurit dhe veprimit, në struktura të udhëhequra nga arsyeshmëria konceptuale ontologjike e legjitimuar dhe gjithmonë në kontest me rendin ekzistues social, strukturor dhe funksional qe jane në ndërvarësi komplekse me agjensin.
*Sociolog