Financial Times shitet për 1.31 miliardë dollarë
Kompania mediatike Pearson bën të ditur se Financial Times i është shitur medias japoneze, Nikkei për 1.31 miliardë dollarë (844 milionë paund). Më herët grupi mediatik Pearson lëshoi një deklaratë ku konfirmoi se po zhvillohen bisedime, por pa përmendur blerësin potencial.
Edhe grupe të tjera mediatike janë përfolur si blerës të mundshëm, si publicisti gjerman Axel Springer. “Perason ka qënë proanr kryesor i Financial Times për 60 vjet. Por ne kemi arritur në një pikë ndryshimi në media, drejtuar dhe nga rritja e shpejtë e rrjeteve sociale dhe telefonëve”, ka thënë shefi ekzekutiv i Pearson, John Fallon.
Megjithatë shitja e Financial Times Group nuk përfshin 50% të aksioneve të Pearson tek “The Economist”.
Gazeta gjermane “Der Spiegel” thotë se Pearson ka pasur negociata me tre kompani. Kompani të tjera janë Bloomberg dhe Thomson Reuters.
Kompania botuese është përfshirë dhe në një shërbim edukativ në Amerikën e Veriut, dhe në tregjet në zhvillim. Më herët kompania ka thënë se mbetet e përkushtuar me gazetën, për shkak të emrit të saj të famshëm.
Nikkei është një ndër kompanitë mediatike më të mëdha në Japoni, që përfshn gazeta, revista, televizione dhe media dixhitale.