Fitorja e Republikanëve mund të përkeqësojë politikën e jashtme të Obamës
Me një President jo popullor dhe Republikanët që mund të marrin shumicën në Kongresin Amerikan, nuk përjashtohet mundësia që konservatorët të marrin në kontroll Senatin. Analistët kanë mendime të ndryshme se çfarë do të thoshte për qeverisjen e Presidentit Obama një fitore e Republikanëve.
Ndërkohë që disa argumentojnë se Republikanët do të jenë të detyruar të bashkëpunojnë me Obamën, ndërdsa disa të tjerë mendojnë se baza konservatore e partisë nuk do ta bëjë një gjë të tillë, veçanërisht në kuadër të zgjedhjeve presidenciale 2016.
Kontrolli republikan i Kongresit mund të ketë ndikime në politikën e brendshme, si përshembull pengimi i reformës në shëndetësi të Obamës. Gjithashtu mund të bëjë më të vështirë punën e Obamës në politikën e jashtme, pasi Kongresi ka fuqinë e kuletës dhe Senati ka atë të ratifikimit të marrveshjeve ndërkombëtare.
DW bisedoi me dy profesorë për ndikimin që do të kishte një fitore e Republikanëve në pesë çështje të rëndësishme ndërkombëtare.
Lufta kundër IS
“Do të ketë kurs të fortë”, thotë Julian Zelizer, profesor historie dhe i çështjeve publike në Princeton University. Retorika republikane do të bëhet më e ashpër dhe do të rritet kritika ndaj administratës së Obamës për mënyrën se si po manaxhon luftën ndaj “Shtetit Islamik”.
Bob Barker, që do të jetë kryetari i ardhshëm i Komitetit të Marrdhënieve me Jashtë nëse republikanët marrin shumicën dhe John McCain, figura kryesore e Komiteti të Shërbimeve të Armatosura në Senat, prej kohësh kanë mbështetur dërgimin e më shumë armëve të sofistikuara Ushtrisë Siriane të Lirisë dhe sirianëve të moderuar, thotë Norman Ornstein, profesor pranë American Enterprise Institute.“Por kjo nuk do të thotë se do të kemi një ndryshim total nga ana e Republikanëve ne Kongres për të dërguar trupa në rajon. Me këtë lëvizje do të humbnin popullaritetin në Amerikë”, thekson Ornstein.
Marreveshje nukleare me Iranin
“Këtu mendoj se kontrolli republikan ndaj Kongresit mund të ketë një efekt”, thotë Zelizer. “Senatit do t’i duhet të ratifikojë çdo lloj marrveshje. Dhe mendoj se Republikanët do të jenë dyshues për të rënë dakord për çdo marrveshje nukleare me një vend që atë thonë se nuk mund t’i besohet.”
“Nëse administrata e Obamës lëviz drejt një marrveshje me Iranin, do të ketë diskutime të shumta dhe Komiteti i Marrdhënive me Jashtë në Senat do të kërkojë shpesh herë takime me Sekretarin e Shetit John Kerry e çdo negociator tjetër dhe do të shikojnë me lupë çdo marrveshje”, thotë Ornstein.
Por nëse Obama i afrohet marrveshjes, atëherë Republikanët do ta kenë të vështirë ta bllokojnë. “Thjesht do të jetë më e mundimshme për presidentin të arrijë qëllimin e tij”, shton Ornstein.
Rusia
“Mendoj se do të shikoni shumë presion nga Republikanët, që kanë si qëllim armatosjen e ukrainasve dhe dërgimin e armëve të sofistikuara bashkë me presionin për më shumë sanksione”, parashikon Ornstein. “Dhe retorika e Kongresit do të jetë shumë e ashpër ndaj Rusisë.”
Zelizer pret gjithashtu kërkesa për sanksione më të forta. “Por nga ana tjetër nuk ka shumë opsione politikisht të mundshme. Kongresi Republikan nuk do të ushtrojë presion ndaj Obamës për të hyrë në luftë ndaj rusëve.”
Reformimi i NSA
“Kjo është një çështje ku do të ketë bashkëpunim bipartizan sepse ka edhe shumë demokratë të cilët janë të shqetësuar me abuzimet e NSA-së, ashtu si edhe republikani i njohur në Senat, Rand Paul”, thotë Ornstein.
“Nëse republikanët do të kontrollojnë Kongresin, Rand Paul mund të ndërrmarë nismë për reofrmimin e NSA”, thotë Zelizer. “Por sërish edhe këtu ka limite. Një pjesë e madhe e Partisë Republikane do një vijë të ashpër dhe ata kuptojnë se nëse marrin një inicativë për reformimin e NSA, mund të interpretohet si dobësi në luftën kundër terrorizmit.”
Marrdhëniet transatlantike
“Unë mendoj se mund të përkeqësohen”, thotë Zelizer. “Partia Republikane në vitet e fundit ka treguar se nuk ka qenë mbështetëse e lidhjeve transatlantike. Ata kanë qenë skeptikë për aleancat tradicionale me Europën. Një nga gjërat që Presidenti Obama është përpjekur ta bëjë, ka qenë përmirësimi i këtyre marrdhënieve dhe ndryshimi i imazhit të SHBA, por pa sukses. Një shumicë e Republikanëve do të përkeqësonte situatën.”