Flori, vërtet beson se mund të pranojmë një ikje si kjo, e të heshtim?
Kjo nuk ishte shaka miku im, miku ynë. Këtë as që duhej ta nëpërmendje miku im , Miku yne.
Ti s’duhej të ikje kështu si një gjethe vjeshte se ishe më shumë se vjeshta, . Kishte më shumë ngjyra më shumë limfe nga dega e jetës. Sikur për asgjë tjetër ,por ne të gjithë miqtë e tu ishim në pritje të trokitjes tënde artistike. Ishim në pritje të një tjetër lindjeje në një tjetër dimension.
Ishim në pritje të një kënge të re , të një mesazhi të ri sepse ti smund të kaloje shkujdesshëm kur dhimbja njerezore ishte përpara teje, por as shpërfillshëm kur gënjeshtra rrekej të vriste të vërtetën, sepse ti ishe ndjekës i saj.
Vetë na mësove të ishim në pritje të një tjetër kënge, në një tjetër hapsirë gjeografike të kombit tend sepse ti s’ishe një përrua që thahej ditëve të verës por nje lumë i vërtetë në rrjedhje dhe një oqean në thellësi, e… megjithatë ti ike.
Duhej të të njihje nga afër që të dalloje vlerën tënde përtej asaj te një kenge që megjithatë fliste shumë . Të këmbeje ca fjalë dhe do gjeje Fishtën brenda teje, Kadarenë, Tolstoin dhe Cehovin , miku im, por ti prapë ike.
Ishe aq i vërtetë në dashurinë që kishe për Zotin tënd sa nuk rreshtje së rrëfyeri për Të sa herë që të jepej mundësia pa u shqetësuar për reputacionin tënd por i shqetësuar për dashurinë e Tij, dhe ti e di premtimin e Zotit miku im, ata që më tregojnë mua përpara njerëzve unë do ti tregoj përpara Atit tim; e sërish ti ike, ike kur kishe aq shumë arsye për të ndenjur.
Ike kur Blerina po përjetonte një romancë të re, kur Kaltrina kishte nisur të bëhej shoqja jote, ike kur Danieli gëzimi yt ende ska mesuar të të thërrase babi, kur Albani ishte në pritje të një bashkëpunimi të ri, por ti ike.
Ike gjithsesi. Dhe ajo nga e cila nuk shpëtojmë dot je ti vetë. Është gjithcka që lidhet me ty dhe me emrin tënd, është gjithcka që lidhet me ty dhe me krijimin tend, këngët e tua, vizionin tënd, është gjithcka që lidhet me ty dhe me besimin tënd..nuk shpëtojmë dot prej tyre.
Tirana do te zgjohet sërish me zhurmë do të ketë kaq zhurmë , por ti do të mungosh sepse hyre në qetësinë e përjetshme, është ritmi yt që do të na ndjek nga pas dhe nga i cili as që duam të shpëtojmë.
Ike ti miku i së vërtetës dhe armiku i kompromisit, rebeli dhe fëmija apo fëmija rebel, sepse ishe shpesh herë kaq fëmi brenda atij burri të madh; por ti ike.
Ndoshta kurrë se ke menduar sa shumë miq të tu të artit , popull i Tiranës qytetit që ti i kendove janë të lënduar dhe sytë i kanë me lot.
Por sot ti flet kaq shumë me heshtjen tënde.
Nuk dua të të vonoj miku im por të kujtohet kur të thashë një ditë, se kur të më sjellin në banesën e fundit dua të thuash dicka për miqësinë tonë, dhe ti më the do të këndoj dicka dhe qeshëm. Por e paske pasur me hile , nese kjo që po ndodh jane fjalët e saj kënge miku im na e ke thyer zemrën të gjithëve.
Ike Flori ike, dhe le nje gropë të madhe. E di që nuk do të mund ta mbushim dot as me bisedat për ty, as me këngët e tua , as me historitë e tua, as me shakatë e tua as me sarkazmën tënde të mprehtë , sepse mungesa jote është një gropë e madhe Flori miku im, miku ynë.
Po të kujtoj fjalët hyrëse të këngës që ti krijove ‘Love can’: Jam i gjallë, filloj vrapin tani.
Vrapo miku im, vrapo në hapsirat që Ati ka përgatitur për ty dhe ku nuk ka dele të zeza.
Mirupafshim miku im, miku ynë!
*Fjala e mbajtur nga pastori i kishës Rilindja dhe mik i Dr. Florit në ceremoninë e lamtumirës së tij