FOTO/Shqipëria nuk mori shumë fonde nga BE, por atletet e Ramës bën namin në Trieste

Në Samitin e Triestes, një nga më të rëndësishmit për Ballkanit,  të dhënat e para flasin për një rol minimal të Shqipërisë. Në krahasim me Serbinë, Shqipëria ka marrë shumë pak projekte. Rreth 1.4 miliardë euro të programuara nga BE për rajonin, rezultojnë se do të shkojnë me shumicë në ndërtimin e rrugëve dhe projekteve energjetike në Serbi.

Edhe përsa i përket procesit të integrimit vihet re se Brukseli nuk ka ndryshim të politikës ndaj Shqipërisë. Deklaratat e Komisionerit Johanes Hahn ishin mjaft pozitive për Malin e Zi dhe Serbinë dhe aspak inkurajuese për Shqipërinë.

Pavarësisht se Qeveria jonë nuk shkëlqeu me projekte, Kryeministri ka arritur të jetë ylli i Samiti me veshjen e tij.
Me atletet e bardha “Adidas” dhe kostum të serioz të errët, Rama ka tërhequr jo vetëm interesin e medias serbe dhe italiane, por edhe të politikanëve ndërkombëtarë që ishin pjesë e Samitit të Triestes.

Ky sukses me gardërobën në një takim të nivelit të lartë, në mediat në Tiranë po cilësohet si diçka më e rëndësishme edhe se projektet e munguara të qeverisë në këtë Samit që përcakton fatin e Ballkanit për dekadat e ardhshme.

SHKARKO APP