Francë/1 % e GDP për 9 milion punëtorët e izoluar në shtëpi nga COVID-19…

Placeholder Image

Nga Kastriot Islami

Ky shënim është vetëm e thjesht për krahasim e transparencë në mënyrë që shqiptarët të mësojnë se cfarë bëhet në vendet e tjera që ndodhen në të njëjtën situatë izolimi nga COVID-19 si vendi ynë. Për 9 milion punëtorë të mbyllur në shtëpi nga COVID-19 qeveria francize ka vënë në dispozicion 1 përqind të buxhetit duke ju siguruar bdërkohë edhe vëndin e punës. Bëjeni vetë krahasim! Dikush nga mbështetësit e qeverisë do të thoshte se “s’na duhet Franca sepse s’krahasohemi me francezët??!!”. Përgjigja është e thjeshtë: Së pari s’bëhet fjalë që në vendin tonë të dalin në “papunësi të pjesshme 9 milion punëtorë. Dhe së dyti në këtë shënim s’kërkohet që të vihet në dispozicion shuma që ka vënë në dispozicion qeveria franceze nga buxheti i shtetit, por vetëm një e qindta e GDP së prodhuar nga puna e shqiptarëve. Sepse shqiptarëve i duhet kjo asistencë nga buxheti i tyre për një “ditë të vështirë” sic janë këto ditë izolimi nga COVID-19. Aq më tepër që një pjesë e këtyre parave në vënd që të përfundonte në buxhetin e shtetit ka përfunduar për shkak të korrupsionit qeveritar në xhepat e qeveritarëve apo oligarkëve…! Vetëm kaq…!

***
Franca ka një popullsi mbi 65 milion. Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 rreth 9 milion punëtorë të ndërmarrjeve të vogla e të mesme janë në “papunësi të pjesshme”. Kjo shifër përbën një të tretën e punëtorëve të ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Ose rreth 14 përqind të popullsisë së Francës. Ky është një rregjim i “detyruar” nga qeveria për të gjithë ndërmarrjet e vogla e të mesme të cilat për shkak të izolimit kanë mbyllur apo reduktuar aktivitetin e tyre dhe për rrjedhojë do të largonin puëntorët nga puna në pamundësi për ti paguar.

***
Në këtë regjim të detyruar nga qeveria, ndërmarrjet nuk lejohen të largojnë punëtorët e tyre nga puna duke i paguar “pagën e pjesshme” vetëm për orët e punës që kryejnë. Pjesën tjetër të pagë, për kohën që punëtori (që mund të jetë koha e plotë, 152 orë në muaj, nëse ndërmarrja e ka mbyllur plotësisht aktivitetin) qëndron në shtëpi në rregjimin “papunësisë së pjesshme” do ta paguajë qeveria nga një fond i buxhetit. Kjo pjesë e pagës do të jetë jo më pak se 70 përqind e pagës normale bruto ose 84% e pagës neto. Konkretisht dikush që merrte deri para vendosjes së masave të izolimit një pagë neto prej 2000 euro në muaj, do të mund të marrë sipas kësaj skeme 1680 euro muaj në rast se s’punon fare.

***
Paga e paguar nga punëdhënësi që quhet “pagë e krizës” në realitet rimbursohet nga qeveria. Një shumë prej 22 miliard euro nga buxheti i shtetit është vënë në dispozicion vetëm për rregjimin “papunësisë së pjesshme”. Kjo përbën rreth 1 përqind të GPD së Francës… Shuma që punëdhësi i paguan cdo muaj punëtorit në “papunësi të pjesshme”, gjatë tre muajve të krizës, në realitet vjen nga buxheti i shtetit, e cila mbi bazën e një formulari i transferohet ndërmarrjes ku bën pjesë punëtori në “papunësi të pjesshme”…Pra për 9 milion punëtorët e ndodhur për shkak të masave kundër COVID-19 në “papunësi të pjesshme” do të paguhen nga buxheti i shtetit.

***
Përmbledhtas, rreth 9 milion punëtorë nga ndërmarrjet e vogla e të mesme ose rreth 14 përqind të Francës, së pari nuk do të lejohet të humbasin vëndin e punës dhe së dyti do të marrin duke qëndruar të izoluar në shtëpi nga COVID-19 një pagë prej 84 përqind të pagës së tyre neto të mëparshme. E gjithë kjo masë do të paguhet nga buxheti i shtetit që ka vënë në dispozcion 22 miliard euro ose 1 përqind të GDP. Madje punëtorët janë siguruar edhe për periudhën pas pandemisë nëse ndërmarrja do të falmentonte; në këtë rast ndërrmarrjeve në vështirësi apo në prag të falimentimit do të do ti ofroheshin paketa asistence nga buxheti i shtetit për të kaluar vështirësitë apo për të mos falimentuar.

SHKARKO APP