Frikë nga privatizimet kineze në Greqi
Kina ka në plan të zgjerojë angazhimin e vet ekonomik në Greqi. Por shumë grekë besojnë se privatizimet mund të sjellin me vete humbjen e vendeve të punës.
Porti i Pireut është porta e Kinës në Evropë. Firma shtetërore kineze e transportit detar COSCO e mori me qira në vitin 2009 portin e lënë pas dore dhe e bëri atë qendrën e saj më të madhe tregtare jashtë Azisë. COSCO po investon tani 230 milionë euro për zgjerimin e mëtejshëm të portit dhe ka bërë ofertë për të blerë 67% të portit.
Privatizimin e portit nga ana e kinezëve disa e shikojnë si "veprim armiqësor" por menaxheri i "Piraeus Container Terminal" Tasos Vamvakidis thotë: "Çfarë na intereson është që ne mund të bëjmë punën tonë mirë. Kjo është, që ne duam ta bëjmë portin e Pireut një port edhe më të fortë ndërkombëtar, sepse për vendndodhjen gjeografike në Evropë, Greqia është vend ideal. Kjo do t'i sjellë sërish reputacion të mirë edhe ekonomisë."
Disa kilometra më në lindje: aeroporti i vjetër i Athinës. Një terren, tri herë më i madh se sipëfaqja e Monte Karlos gjendet nga viti 2004 në një gjumë të thellë. Një konsorciumshumëkombësh edhe me pjesëmarrje kineze, por nën drejtimin grek po planifikon të ngrejë këtu për 7 miliardë euro një qytet të tërë: mekazino, shtëpi dhe një park publik.
Fitorja e të majtëve rrezik për privatizimet
Në rast se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë të majtët, privatizimet mund të rrezikohen. Kjo mund të rrezikojë edhe sipërmarrjet gjermane në Greqi, si p.sh. operatorin gjerman të aeroporteve Fraport, që sapo fitoi tenderin për 14 aeroporte rajonale në Greqi, ndër to edhe të aeroportit të Kretës.
Kristos Milonakis, nga Dhoma e Tregtisë të Kretës, thotë: "Ne jemi të shqetësuar, se besojmë se privatizimet nuk janë të mira për ne. Politika e viteve të fundit po shkon në shitjen e përfundimtare të Greqisë."
Me këtë mendim ai nuk është i vetëm. Frika për humbjen e vendeve të punës është e madhe. Aktualisht, aeroporti i Kretës po zgjerohet me fondet e BE-së. Në verë pritet që manaxhimin e tij ta marrë përsipër Fraport. Kuptohet nëse çdo gjë mbetet siç është planifikuar./DW