Fushata me hiç, prej hiçit është po një hiç!

Nga Alban Daci-

Fushata elektorale në një vend demokratik ose që pretendon të jetë i tillë, duhet të jetë një arenë kërkesë llogaridhënie, kërkesë llogarimarrje. Fushatat elektorale bëhen që të të ketë një përplasje mendimi dhe alternativash mes atyre që janë në maxhorancë. Ata, duhet të japin llogari dhe të bëjnë një bilancë mes premtimeve të dhëna dhe realizimit apo mbajtjes së tyre. Qytetari njëherë në katër vjet çdo politikan që i kërkon votën/besimin, ka të drejtë t’i bëj ç’do lloj pyetje që ai e sheh të arsyeshme, të ngrejë edhe probleme të reja që kanë lindur ose kanë gjatë mandatit si dhe po ashtu bëjë pyetje se personale në lidhje me formimin personal/profesional të kandidatit, kontributin që ka dhënë ai në komunitet apo në profesion me impakt publik!

Zakonisht partitë politike hartojnë programin zgjedhor që parashikohet edhe programi qeverisës. Pavarësisht se partitë si subjekte politike tentojnë të jenë sa më realist e gjithëpërfshirës me propozimet e tyre, territori dhe realitet social janë aq të ndryshme, sa çdo kandidat duhet të ketë edhe propozime individuale që kanë të bëjnë me zonën që kanë vendosur të jenë përfaqësues dhe të marrin votën e qytetarëve.

Athina e hershme ose antike, pse jo edhe qytet-shtetet ilire dhe më pas Perandoria Romake janë shembuj aktual të qartë se si duhet të jetë demokracia e sotme. Principi i bazë në këto demokraci ishte se ai që kërkon të jetë përfaqësues për shkak të natyrës, mjediset dhe edukimit që kishte ishte më i zoti se të tjerët, por zotësia që sot e quajmë edhe pushtet do të thoshte në atë kohë më shumë përgjegjësi, jo vetëm për veten, por edhe komunitetin ose “publike”. Dikush që nuk është zoti i vetes, që nuk ka shkëlqyer në asgjë, ai nuk është i dobishëm as për veten e as për të tjerët. Sot, kemi plotë kandidat që nuk përfaqësojnë veten, që janë anonim, vijnë nga hiçi, kanë një hiç, por për shkak të marrëdhënieve me kryetarin ose edhe për faktin se së është një hiç, vendoset për të përfaqësuar qytetarët, sepse përmes hiçit nuk bëhet as i komplikuar e as i pa komanduar.

Për të kuptuar nivelin e demokracise që do të jetë në një republik parlamentare si kjo e jona duhet të shikojmë fushatën elektorale, programet elektorale, kandidatët, cilësinë e zgjedhjeve. Nëse kandidatët në pjesën më të madhe janë një hiç, ata mbeten hiç e do të përfaqësojnë realisht një hiç. Në takimet me zgjedhësit mungon debati, kërkesë llogaridhënia-llogarimarrja e po ashtu edhe demokracia.

Kandidatët janë mësuar të lëshojnë një kasetë, të ftuarit janë thjeshtë tifozë e nuk mungojnë rastet, kur pyetjet ju përgatiten dhe ju shpërndahen pak para se të nis takimi elektoral. Kush do që del kjo skemë aspak demokratike, censurohet, i mbyllet goja e nuk mungojnë rastet e kërcënimeve apo të hakmarrjeve politike.

Si duhet të jetë në fakt fushata elektorale? Çdo kandidat duhet të ketë stafi e tij, i cili duhet ta dërgoj para se të bëj takimin elektoral, i të studioj ofertën dhe kërkesën politike të zonës ku do të zhvillohet takimi! Gjithashtu duhet të studioj sa më shumë problematikat dhe kërkesat e qytetarëve, të cilave do ju jap përgjigje në bazë të programit elektoral të subjektit që përfaqëson, por edhe mbi bazën e eksperiencës profesonale/profesionale dhe lidhjes së natyrshme që duhet të ketë më territorin.

Në momentin që një kandidat dërgohet në një zonë një muaj para zgjedhjeve, ai dërgohet, sepse i ka dalë nami dhe është konsumuar ku ishte dhe po ashtu për pasojë sapo të marr mandatin s’do te këtë më asnjë lidhje me territorin e nuk do e përfaqësoj asnjë ditë të vetme elektoratin. Nuk mungojnë rastet kur një lider bëhet as shumë i fortë në nivel lokal sa lideri i partisë për ta dobësuar duke e eliminuar si një rival të mundshëm e dërgon në një zonë ku sipas të gjitha gjasave është humbës! Megjithatë nëse një lider, kushdo qoftë është një hiç, vjen nga hiçi është e sigurt se do të jetë po një hiç!

SHKARKO APP