Futboll pa politikë

 

Nga Skënder Minxhozi/

Është e lehtë të bësh komente kur ke fituar një kauzë gjyqi, si kjo e kombëtares tonë. Tani të gjithë flasin për drejtësinë europiane, sesa e paanshme dhe objektive është ajo, sesa të painfluencueshëm janë gjyqtarët, prapa zyrave të tyre në Zvicër etj etj. Tani gjithçka është e lehtë, kur CAS ka vendosur tre pikët për Shqipërinë, por s’ka qenë kështu më parë. Kombëtarja jonë u rrëzua në shkallët paraardhëse të gjykimit dhe reagimi ynë si shqiptarë ishte i kundërt me sot. Fakti është që është vënë drejtësi për një ndeshje skandaloze. Kaq. Asgjë më tepër.

Ishte e pamundur që të mos shihej ajo që ndodhi në fushën e stadiumit të Beogradit, që të mos dëgjoheshin koret raciste, që të mos vihej re prania e Ivanit të tmerrshëm në fushë, që të mos mbaheshin shënim rrahjet me karrige të lojtarëve, egërsia kafshërore e publikut ndaj tyre, turravrapi i skuadrës drejt tunelit të hyrjes në dhomat e zhveshjes etj. Ka qenë e pamundur që situata surreale që prodhoi ajo ndeshje, të mos ndëshkonte palën pritëse të takimit.

E megjithatë ka qenë fare e mundur që sot të buzëqeshte dikush tjetër, e jo ne. Sepse futbolli ka kohë që nuk është më thjesht një sport, por është shumë më tepër. Është biznes, por edhe politikë. Sot është vendosur pa politikë, por thjesht duke lexuar rregullat e shkruara të futbollit. Dhe ka fituar ai që në letër njihet si më i dobëti. Kjo është një fitore e sportit mbi politikën.

javanews.al

SHKARKO APP