Gazeta e Parmës: Ja pse Taçi nuk shfaqet me emër. Ka hallin e taksave, nuk i ka paguar në Shqipëri

Gazeta e Parmës “Parma Quotidiano” ka zbardhur sot disa nga arsyet e misterit se përse, pronari de facto i skuadrës së serie A nuk shfaqet vetë, por provon të vërë emra të tjerë në presidencën e skuadrës. Gazeta e fillon shkrimin duke thënë se borxhet ndaj shtetit nuk janë një gjë e re për Taçin dhe rrethin e tij. Edhe më parë gazeta kishte folur për borxhe ndaj shtetit Italian që ka akumuluar shoqëria Eventi Sportivi spa, që kontrollon skuadrën e verdhëebluve. Kjo shoqëri sipas gazetës ka 64 milionë euro borxh, 18 nga të cilat ndaj tatimeve italiane.

Por sipas gazetës ajo që e bën edhe më të dyshimtë gjendjen e klubit të Parmës është fakti se Taçi njihet, si një njeri që nuk i paguan borxhet. Ajo ka hetuar dhe ka arritur të nxjerrë se Taçi Oil është një nga 114 shoqëritë shqiptare për të cilat drejtoria e tatimeve ka kërkuar shpalljen e falimentit për mospagim taksash. Pikërisht në këtë shoqëri, bën pjesë edhe Ermir Kodra, i cili është punësuar si këshilltar që në gusht të vitit që shkoi. Po ashtu në listën e borxhlijve të shtetit shqiptar për vitin 2013 është edhe kompania ARMO që atë kohë posedohej nga Taçi, është Gramozi Oil Compani e Gramoz Taçit,  Anika Mercuria Refinery ku figuron e motra Anika, televizioni Alsat në emrin e  Bledar Lilo, La kuarta International, e shënuar në emrin e Irgen Selfo.

Pasi bën këtë listë të gjatë “Parma Quotidiano shkruan: “Kalimi i Parmës nga Tommaso Girardi tek Ermir Kodra për llogariti të Taçit, mendohej ti jepte më shumë siguri skuadrës emiliane. Por ne nuk ndjehemi ende të qetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?