Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:45 Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë larguar nga selia e Partisë Demokratike, ku kanë qëndruar për disa minuta, dhe kanë vijuar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazetar i vjetër apo i vjetruar?

Forum E premte, 24 Shtator 2021 20:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Manjola Arizaj Zeka –

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 3 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 20 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 21 orësh

Çdo të thotë të jesh gazetar i vjetër? E bëj këtë pyetje, sepse herë pas here, ngrihet një stuhi që sulmon “gazetarët e vjetër”, si të dalë mode, si zënës të rrugës për të rinjtë etj.,gjëra të tilla… Ka pasur një stuhi të tillë edhe kur nisa unë këtë profesion. Por gazetarët e vjetër të atëhershëm, janë përsëri sot, akoma më të fortë, madje. Unë kuptova se “i vjetër” është krejt ndryshe nga “i vjetruar”. Gazetarët e vjetruar po i nxjerr jashtë vetë sistemi, madje çfarëdolloj sistemi, nisur që nga mënyra e të shkruarit, mënyra e të folurit, pamundësia e artikulimit, apo fjalori bosh. Por nga ana tjetër, çdo me thënë të jesh gazetar i ri? E para dhe më kryesorja që mendoj është se, një gazetar i ri duhet të ruhet nga deliri dhe njëkohësisht të mësojë respektin, për punën e kolegut që e quan të vjetër. Një “sëmundje” e zakonshme për gazetarët e rinj shqiptar të këtyre 30 viteve demokraci është se kanë menduar se gazetaria ka nisur kur kanë nisur ata të shkruajnë, apo bëjnë kronika. Kështu ka ndodhur dikur, kështu ndodh edhe sot. Të jesh i ri në profesionin e gazetarisë nuk do të thotë të bëhesh nihilist. Sepse emrin tënd nuk e rrit duke bërë analizën e punës së paraardhësve të tu, por duke bërë punën tënde, sa më mirë. Sepse të bësh mirë punën e gazetarit, nuk do të thotë të vesh në jetë vetëm çfarë ke mësuar në shkollë, apo gjatë rrugës kur rastësisht i ke hyrë këtij profesioni. Jo! Do të thotë më shumë se kaq. Fillimisht do të thotë dinjitet kundrejt kujtdo. Do të thotë kulturë kudo. Do të thotë inteligjencë përherë. Do të thotë respekt për çdo profesion tjetër. Do të thotë mirënjohje për punën e të tjerëve. Do të thotë madje edhe falënderim, sepse po të jepet një mundësi që mijëra të tjerë nuk e kanë. Arroganca, mosmirënjohja, falsiteti, provokimi, agresiviteti, tundja e bexhës, përdorimi i titullit gazetar (duhet fituar në fakt) në çdo vend, janë disa nga tiparet që e shëmtojnë një gazetar të ri dhe që fatkeqësisht i gjejmë sot me shumicë. Ashtu si ka dhe gazetarë që ulërasin dhe bëjnë zhurmë me punën dhe mendjen e tyre dhe këta janë për t’u admiruar.
Nëse rikthehem edhe njëherë tek “lufta” mes gazetarëve të vjetër dhe të rinj, këta të fundit veç përfitime mund të kenë. Gazetarët e vjetër, nuk janë si një vegël makine që pas një kohe duhet ndërruar, por sa më shumë kalojnë kohët, aq më shume ata profesionalizohen, në rrugët që kanë zgjedhur. Të rinjtë kanë rrugë të gjatë. Dhe në këto kohë kur gazetaria është “liberalizuar” mund të bëhen të vjetër brenda pak muajsh. Por kjo fatkeqësisht nuk do të thotë se janë bërë më profesionistë. Nuk kam ndërmend aspak të bëj krahasime me çfarë ofrohej dikur nga redaksitë për gazetarët dhe çfarë ofronin gazetarët për redaksitë me kushtet e sotme. As të bëj krahasim mes lirisë së sotme për të folur krejt pa përgjegjësi, me të dikurshmin kujdes në çdo fjalë, jo vetëm pse të kthente redaktorja shkrimin pesë herë, por se të nesërmen e gjeje derën e redaksisë të zënë nga njerëzit që kishe guxuar të përmendje. Nuk i bëj krahasimet, sepse mendoj se çdo kohë ka të mirat, benefitet dhe të këqijat e saj në fushën tonë. Por ama do të këmbëngulja përherë, jo në rolin e profesoreshës, por të një gazetareje që e adhuron profesionin e saj dhe është mirënjohëse kundrejt çdokujt që ka dhënë sadopak në këtë profesion: Tek respekti ndaj punës së gjithsecilit, brenda dhe jashtë fushës sonë, e mbi të gjitha të mos harrojmë asnjë moment se gazetarët janë në shërbim të publikut, jo të vetes. Sepse mund të jesh gazetar i ri në moshë, por i vjetruar në profesion.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit
Para 12 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 40 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 41 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA
Para 45 minutash

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.