Gazetari investigativ ia numëron Edi Ramës: Dëgjo ti hajdut…

Placeholder Image

– nga Taulant Kopliku

Dëgjo ti hajdut!
Dëgjoni edhe ju hajdutët e krahut të djathtdjathtë e që mund të vini nesër a pasnesër të na bëni të njëjtat projektligje:
Së pari ndreqni standardet e rrugëve që doni të bëni me pagesë. Nuk mund të paguajë askush për një rrugë ku hyn këmbësori, lopa e qeni, motorri, biçikleta e triçikli.
Nuk mund te paguaje askush per nje rruge ku hyrje daljet jane si vrimat e një gardhi që hapen e mbyllen çdo ditë sipas nevojave dhe kapriçiove të qendrave urbane ku kalon rruga.
Nuk mund të paguhet për një rrugë, ku numri i llahtarshëm i aksidenteve vjen si pasojë e mangësive të saj.
Nuk mund të paguhet për një rrugë që vret çdo ditë njerëz për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore.
Në një shtet normal, këta kufoma që mbledhim çdo ditë rrugëve do çonin në burg së paku ministrin e transporteve.
Shqiptarët nuk mund të paguajnë rrugët tuaja të cunguara, të papërfunduara, të arnuara e të perçudnuara nga firmat që ju ushqeni me lekët e taksave të tyre.
Shqiptarët nuk munden të paguajnë një shërbim që s’e kanë. Këtë provoi të bënte 20 vite më parë një ministri yt, duke na marrë dhunshëm taksën e kësaj rruge që nuk e nisi asnjëherë. Taksa “Majko” hyri në histori dhe u kthye në barcaletë, por në realitet ishte një megavjedhje, për të cilën ti “hirësi” nuk na jep dot përgjigje.
Shqiptarët duhet të refuzojnë çdo lloj pagese për rrugët, derisa shteti t’i mundësojë atyre rrugët alternative. Do t’i bien më gjatë, do të jenë më të ngushta, përmes qendrave urbane, por gjithsesi alternative, ashtu siç janë në çdo vend normal të globit. Në këtë formë, kush do të kursejë kohë dhe karburant, kush nuk do stres trafiku dhe semaforësh, mund t’i hyjë rrugëve me pagesë.
Dhe së fundmi, rishiko çmimet “hirësi”. Ose rrit të ardhurat për frymë. Askush nuk të thotë jo pastaj.
As ty e as atyre matanë që po qajnë hallet e popullit këto dy ditë.

/Burimi: VOX ALBANIAE/

SHKARKO APP