Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Genc Pollo: “Është e imja, s’është e jotja”. Tre episode nga regjistri i përvetësimeve rilindiste

Forum E enjte, 12 Nëntor 2020 11:19
Genc Pollo: “Është e imja, s’është e jotja”. Tre episode nga regjistri i përvetësimeve rilindiste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NGA GENC POLLO

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Veliaj shpall si të Mjaftit projektet e ministrisë

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 12 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 13 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 18 orësh

Në vitin 2006, asokohe ministër Arsimi, punoja për projektin “Shqipëria lexon”, i cili parashikonte pasurimin e bibliotekave shkollore me libra letrarë dhe promovimin e kulturës së leximit. Partner i ministrisë në këtë projekt ishte UNICEF-i, agjenci e OKB për fëmijët që kontribuonte me ekspertizë e me pak fonde. Për arsye të shtrëngesave financiare u detyruam të fshinim disa zëra joesencialë të buxhetit të projektit, mes tyre edhe PiaRin dmth promovimin publik. UNICEF-i, që kishte pajtuar shoqatën MJAFT për këtë, i njoftoi ata për anullimin; promovimin e bëri zyra e shtypit e ministrisë me punë më shumë e pa kosto shtesë. Projekti u lançua në shkollën Bajram Curri, Tiranë më 19 dhjetor dhe eci shumë mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Asgjë e veçantë deri këtu përveçse që një javë mbas lançimit duke shkuar në mbledhjen e qeverisë pashë që muret anësorë në fund të rrugës së Durrësit e deri tek kolonat e Pallatit Hosteni ishin mbushur me afishe ku Mjaft shpallte se kishte filluar projektin “Shqipëria lexon” e do t’a zhvillonte më tej për hir të fëmijve të Shqipërisë. Ditët në vijim afishet e Mjaftit mbuluan të gjitha të tjerat në qytet dhe unë kundrova edhe talk show televizive ku Erjon Velia e shoqja ime e kohës së gjimnazit, Milva Ikonomi, prezantonin projektin e mrekullueshëm të Mjaft-it; pa thënë një gjysëm fjale për ministrinë apo për UNICEFin. Organizata e tyre jo vetëm që nuk kishte kontribuar në projekt (përveç afisheve që do i kenë paguar nga xhepi) por nuk kishte asnjë lloj lidhje institucionale me të (as marrëveshje me ministrinë a UNICEFin e as ishin rrekur te kishin ndonjë memorandum bashkëpunimi me ndonjë drejtori arsimore apo qoftë edhe me ndonjë shkollë diku). Po vazhdimisht, e pa ja bërë syri tërr flisnin për projektin e tyre; ekskluzivisht të tyre.

Bushati njofton rijetëzimin e akteve të qeverisë Berisha

Në 28 tetor 2013, kam marrë pjesë në mbledhjen më të paqtë të mundshme të Komisionit të Përbashkët të Kuvendit dhe të Parlamentit Europian. PD kishte humbur zgjedhjet pak muaj më parë e qeveria Rama sapo ishte betuar para Presidentit Nishani. Në mbledhjen që mbahej në sallën Vienna-Prague të hotelit Rogner deputetët e PD dhe ata të PS/LSI në mazhorancë njëzëri u kumtonin kolegëve nga Strasburgu se Shqipëria e meritonte që t’i akordohej Statusi Kandidat. Madje në deklaratën e miratuar në 30 tetor, mazhoranca u zotua se nuk do të cënonte institucionet e pavarura e nuk do të ndryshonte emërimet në to gjatë mazhorancës së mëparshme (në janar-prill 2014 qeveria e mazhoranca i ndryshoi të gjithë titullarët e këtyre institucioneve gjithmonë në shkelje të ligjit). Klimën e paqes e mirëkuptimit nuk arriti t’a cënojë edhe sulmi i papritur e i shkurtër i shefit të deputetëve socialistë në Komision (sot numri dy në atë parti) kundër ish kryetares së Kuvendit e ish ministres së Integrimit i rënduar përkatësisht me akuza për nepotizëm në ambasada e për dëmtim të një kështjelle mesjetare nga një shtëpi verore e ndërtuar aty puqur. Akuzat personale stonuan aq shumë, saqë deputetët pa dallim partie e shtetësie filluan të shihnin sa njëri-tjetrin e sa tavanin dhe kryetari i Komisionit Eduard Kukan e ndërpreu shefin socialist me sebepin e minutazhit.

E veçantë për mua në këtë mbledhje ishte se ministri i Punëve të Jashtëme që prezantoi vizionin e qeverisë theksoi tre risi të saj: 1- caktimin e një ministri për marrëdhëniet me parlamentin; 2-caktimin e një ministri për strategjitë antikorrupsion; 3- shefit të opozitës i jepeshin disa shërbime si të ministrit (dmth një bodyguard i paguar nga Garda e Republikës dhe ambasadat tona e ndihmonin e shoqëronin në udhëtimet jashtë vendit).

Kur mora fjalën, ndër të tjera, vura në dukje se tre risitë e qeverisë Rama kishin filluar disi më herët: funksionin ministror të marrëdhenieve me parlamentin e kisha mbajtur vetë që nga viti 2008 ndërsa atë të koordinimit të strategjive e mbajta në mandatin 2009-2013. Edhe VKM që i jepte liderit te opozitës shërbimet si më sipër ishte miratuar para afro gjashtë vitesh nga qeveria Berisha (në muajt pas VKM-së dëgjova se Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës, i kishte lidhur rrogën në Gardë truprojes së vet por nuk kishte preferuar pritje e shoqërime nga diplomatët tanë).

Komenti im nuk mu duk se i bëri shumë përshtypje ministrit; kolegët socialistë rrudhën buzët ndërsa ata të LSI shikonin me ngulm dosjet e punës. Kukani përsëri e pa me vend të kalonte në pikën vijuese të rendit të ditës.

Rama njofton se u arritën (sërish) marrëveshjet e Bashës

Këtë 9 nëntor mediat online pranë qeverisë mbas përfundimit të takimit online Minishengen-it mes kryeminstrave në Tiranë, Beograd e Shkup përhapën lajmin se u nënshkrua me sukses marrëveshja që qytetarët e tre shteteve do të qarkullonin lirshëm duke treguar në kufi vetëm letërnjoftimin dhe jo më pashaportën (deklarimi zyrtar ishte më i rezervuar). Pas kësaj arritje pritej një boom në qarkullimin e njerëzve në Ballkan me dobi për turizimin po edhe për vëllazërimin mes popujve. Por e vërteta është se shtetasit e Shqipërisë mund të udhëtonin me letërnjoftim në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi që nga viti 2010. Marrëveshjet dypalëshe me secilin nga këto shtete u negociuan e u nënshkruan nga ministri i Brendshëm, që asokohe ishte Lulzim Basha. Shtetet postjugosllave përfshi Kosovën (por hiq Sloveninë e Kroacinë pas antarësimit në BE) udhëtimin vetëm me letërnjoftim e praktikonin edhe para vitit 2010.

Më 9 nëntor 2020, po t’i besojmë ende deklarimit zyrtar, u ra dakord vetëm për udhëtimin me letërnjoftim mes Shqipërisë e Serbisë.

Post Scriptum: Ditën tjetër, më 10 nëntor në Sofje, u mbajt samiti i Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e të tërë liderëve nga Bashkimi Europian e nga Ballkani Perëndimor. Këta të fundit ranë dakord për një treg rajonal të pëbashkët bazuar në katër liritë europiane që do të përshtatej gradualisht me tregun e BE. Ata të parët premtuan mbështetjen e proçesit edhe me disa miliardë Euro. Sipas raportimeve të besueshme, Minishengenin Ballkanik nuk e zuri kush me gojë. Madje askush nuk i paskej thënë Vuçicit e Ramës: po çfarë dreqin ju duhej ky minishengeni o burra?!

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.