Gërmadhat provinciale që qeverisin dhe urrejnë Tiranën
Nga: Petrit Vasili
Tirana është një e tërë. Tirana ka qënë dhe mbetet përfaqësuese e atyre standarteve shoqërore, intelektuale dhe morale, që e lëvizin përpara vendin. Ç’janë këta kaqola, që na e shpifën me këto numra idiotësh jo 200 mijë andej po 800 mijë këndej. Këta gjithë ditën kanë pjesë të broçkullave të tyre krahasimin me Romën, Parisin, Londrën, Vjenën, Barcelonën etj etj.
Po kanë a dëgjuar këta kaqolet tanë ndonjëherë, që ata burra e gra të mençur dhe pa komplekse, që i drejtojnë ato qytete ti ndajnë qytetet e tyre në kaq mijë njerëz na duhen dhe kaq nuk na duhen.
Idiotësira të tilla vetëm këta tanët në Tiranë mund ti nxjerrin nga goja. Këta “budallenjtë” e europës restaurojnë me merak e dashuri çdo metër mur apo ndërtesë që mban gjallë memorien, kulturën e trashëguar dhe korpusin e vlerave intelektuale. Ndërsa këta bulimistët politikë që qeverisin Tiranën, shkatërrojnë e shkatërrojnë e shkatërrojnë, me histeri të papërmbajtur.
Këta të kompleksuarit tanë vuajnë dhe nuk shërojnë dot provincializmin e tyre arkaik, pa ngjyrë, pa moral dhe plot urrejtje për Tiranën nuk bëhen e nuk bëhen dot qytetarë të saj.
Këta duke u hakmarrë ndaj Tiranës dhe duke shkatërruar trashëgiminë e saj u duket sikur do shërojnë e qetësojnë komplekset e inferioritet e tyre pa ditur se po i thellojne ato.
Ndaj Tirana i përbuz këta dhe përbuzjen nuk e përcaktojnë numrat por gërmadhat provinciale të cilat Tirana i bluan i flakë dhe vetpastrohet prej tyre siç ka bërë në dhjetëra e dhjetëra vjet, nga ku ka dalë më e shndritshme dhe më e fortë por edhe më e pastër…..