Globalizimi i sportit favorizohet nga fuqizimi i teknologjive të reja
Sporti bashkon. Është një slogan që dëgjohet shpesh si përshkrim i sportit, por edhe pse është një ide frymëzuese, nuk është një thënie e vërtetë sipas ‘Economist’. Dhe kjo sepse, sporti nuk ka qenë kurrë veçanërisht i globalizuar.
Futbolli amerikan – NFL, fiton 98% të të ardhurave të tij nga të drejtat e mediave vendase. Liga e kriketit e Indisë, të drejtat e së cilës vlejnë më shumë se Olimpiada në baza vjetore, fiton 96% të të ardhurave të saj brenda vendit pritës, ndërsa në futbollin europian, vetëm Premier League angleze fiton më shumë para jashtë sesa brenda. ‘The Economist’ argumenton se kjo tani po ndryshon dhe shtytësi i kësaj rritjeje është teknologjia.
Teknologjia po transformon mënyrën se si transmetohen sportet dhe mënyrën se si fansat i shijojnë ato, duke u dhënë ligave të të gjitha llojeve mundësinë për t’u bërë globale. Kjo përfaqëson një mundësi të madhe për biznesin, miliarda dollarë që presin ata që pushtojnë tregjet e huaja dhe një mundësi akoma më e madhe për audiencën.
Dështimi i sportit si produkt i eksportueshëm shihet më së miri kur krahasohet me industritë e tjera të argëtimit. Që nga mijëvjeçari i ri, vëren ‘Economist’, Hollivudi ka fituar më shumë se gjysmën e të ardhurave nga arkat e tij jashtë shtetit. Artistët amerikanë mbështeten te shikuesit e huaj për gati një të tretën e transmetimeve të tyre dhe një pjesë të madhe të shitjeve të biletave të tyre të koncertit, siç dëshmohet nga turneu europian i Taylor Suift. Në të njëjtën kohë në videolojërat, konsolat japoneze dhe aplikacionet kineze kanë mahnitur lojtarët në mbarë botën.
E para është një revolucion nga ana e ofertës, pasi transmetimet sportive lëvizin nga kanalet televizive kombëtare dhe kabllore në platformat globale të transmetimit. Netflix solli së fundmi një dokumentar me Formula 1, lojërat NFL dhe Apple bleu të drejtat për MLS, ligën amerikane të futbollit, ku u transferua së fundmi Lionel Messi.
Revolucioni i dytë ka të bëjë me anën e kërkesës. Pengesa më e madhe për adaptimin e një sporti jashtë vendit është se, ndryshe nga format e tjera të argëtimit, publiku dëshiron të shikojë ekipin e vendit të tij, jo më të mirën. Por përkushtimi i tifozëve ndaj skuadrave po i lë dalëngadalë vendin përkushtimit të tyre ndaj sportistëve individualë.
Dorina Kurtaj / SCAN