Gratë ankohen tek BBC: Nuk duam të shohim cicat e Rita Orës

BBC ka marrë ankesa të shumta, pasi ka lejuar këngëtaren Rita Ora, që në programin “The One Show” të shfaqet me një dekolte shumë të hapur. Gjyqtarja më e re e “The Voice UK” po promovonte “talent-show”-n në këtë program, por xhaketa e saj shumë e hapur ka bërë që BBC-së t’i vijnë rreth 400 ankesa. Një teleshikues shkroi: – “Nuk dua të shoh sesi i varet gjoksi Rita Ora në një program familjar.” Pas kësaj, BBC kërkoi falje duke u përgjigjur se do të kishin bërë mirë t’i kishin kërkuar këngëtares të vishte diçka më të përshtatshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?