Gratë do të ndryshojnë Durrësin

Nga Kontjana Kuçi –

Sigurisht që nuk është e lehtë që gratë të gjejnë veten në politikë, aq më tepër në qytetin e Durrësit, ku indiferenca e tyre karshi politikes ka qënë dhe mbetet e lartë.
Por duhet të jemi pikërisht ne që me këmbënguljen tonë të ndryshojmë këtë mentalitet dhe të tregojmë se dimë t’i bëjmë gjërat siç duhet. Energjia dhe vlerat e grave duhet t’i perkthejme ne kontribut dhe gadishmeri për të dhënë me tepër në partitë politike ku aderojmë. Se sa hapësirë ka për këtë, kjo lë për të dëshiruar…
Ndryshe nga probaganda e qeverise ‘rilindase’ per barazi apo meritokraci te vajzave dhe grave, realiteti eshte krejt ndryshe, aq me teper ne nivel lokal e konkretisht ne Durres. Zeri i tyre eshte mbytur, kontributi i tyre eshte zhvleresuar dhe perfaqesimi(kuotizmi) eshte shperfillur totalisht.
Te kunderten deshmon perfaqesimi i tyre ne Levizjen Socialiste per Integrim..
Roli i grave ne parti deshmohet qe nga drejtimi i partisë e deri ne strukturat me vogla ne nivel qarku.
Janë gratë e Lëvizjes së Gruas për Integrim, të cilat pritshmëritë dhe objektivat për atë çka do të vijë i kanë tejet të qarta dhe gadishmeria e tyre perkthehet ne punë dhe vepra. E njejta gje do të ndodh edhe në Durrës.. Levizja e Gruas për Integrim do të jetë me e fortë, më energjike dhe me e vendosur që përfaqësimi në struktura do të jetë 50% dhe përfaqësimi në nivele drejtuese do të jetë i merituari, jo me fjalë por me vepra.
Do të thyhet ‘miti i femrave fasade’ në Durrës, atyre vajzave dhe grave qe ‘përdoren’ si imazh fushatave elektorale, për t’u flakur cepave te zyrave te administrates sic ka bërë me arrogancë ‘Rilindja e Dakos’ për kaq kohë. Gjatë ketyre viteve numri i grave në poste drejtuese në Durrës ka qënë shumë i vogël, për të mos thënë i papërfillshëm, po ashtu edhe përfaqësimi i tyre ne këshillin bashkiak.
Gratë e Durrësit kane vlera të padiskutueshme, kanë kontribut ne shoqëri e në cdo sferë të jetës. Ato janë aktive dhe kanë aftësinë të zgjidhin cdo problem familjes e të shoqërisë.
Levizja Socialiste për Integrim në Durrës do të bëhet zëri i përfaqësimit të tyre jo vetëm si cështje shifrash, do të ketë perfaqësim jo vetem sasior por edhe cilësor. LSI ka në qendër të programit të saj fuqizimin ekonomik të gruas nëpërmjet krijimit të mundësive të punësimit, trajnimit profesional, mbështetjes së grave në sipërmarrje. Prandaj kemi shansin që me vullnet e përkushtim të bëhemi shumë që të kemi shansin të ndryshojmë Durrësin ku jetojmë edhe do të ndërtojmë të ardhmen e fëmijeve.

SHKARKO APP