Greqia po luan për të humbur

Nga Anatole Kaletsky 

E ardhmja e Europës tashmë varet mbi diçka në dukje e pamundur: Greqia dhe Gjermania duhet të arrijnë një marrëveshje. Ajo që e bën këtë marrëveshje të duket e pamundur nuk është përplasja parimore e dy qeverive – Greqia ka kërkuar reduktim të borxhit ndërsa Gjermania ka këmbëngulur se asnjë borxh i euros nuk mund të klasifikohet si i humbut – por për diçka akoma më themelore: ndërsa Greqia është dukshëm pala më e dobët në këtë konglikt, ajo ka shumë më tepër për të humbur.

Teora e Lojës sugjeron se disa nga konfliktet më të paparashikueshme janë mes një pale luftuese të dobët por të vendosur dhe një kundërshtari të fortë që angazhohet shumë më pak. Në këto skenarë, rezultati më i qëndrueshëm ka tendencën të nxjerrë të përplasjen barazim dhe t’i lërë të dyja palët pjesërisht të kënaqura.

Në përplasjen greko-gjermane, është e lehtë, së paku në teori, të imagjinosh një lojë të tillë me zezultat pozitiv për të dyja palët. Gjithçka që duhet të bëjmë është që të injorojmë retorikën politike dhe të përqendrohemi te pasojat ekonomike që protagonistët po kërkojnë.
Gjermania është e vendosur të rezistojë përballë çdo lloj faljeje borxhesh. Për votuesit gjermanë, ky objektiv vlen më shumë se sa detajet e reformave strukturore të Greqisë. Greqia, nga ana e vet, është e vendosur të marrë lehtësim nga masat ndëshkuese dhe antiprodhim të kursimit që i janë imponuar, me këmbënguljen e Gjermanisë nga “trojka” (Komisioni Europiuan, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar). Për votuesit e Greqisë, ky objektiv ka më shumë rëndësi se sa llogaritë më të detajuara mbi vlerën aktuale neto të borxhit kombëtar pas 30 vjetësh.
Një marrëveshje duhet të jetë lehtësisht e negociueshme nëse të dyja palët përqendrohen te prioritetet e tyre kryesore, ndërsa arrijnë kompromis për qëllimet dytësore. Për fat të keq, pasaktësia njerëzore duket se po punon kundër një zgjidhjeje të tillë racionale.

Yanis Varoufakis, ministri i ri i financave të Greqisë, është një profesor në ekonomiksin matematikor i cili është specializuar në teorinë e lojës. Por teknika e tij negociuese – me luhatshmëri të paparashikueshme mes agresivitetit dhe dobësisë – është tërësisht e kundërta e asaj që teoria e lojës sugjeron.

Ideja e Varoufakis mbi strategjinë është që të mbajë një armë të vendosur në tëmthin e vet dhe pastaj të kërkojë haraç nën kërcënimin se do ta shkrepë armën.

Politikëbërësit e Gjermanisë dhe Bashkimit Europian e quajnë këtë një blof. Për rrjedhojë, të dy palët janë zënë nën ngërrcin e një përplasjeje pasive dhe agresive, përplasje që i ka bërë bisedimet serioze të pamundura.

Nuk kishte asgjë të pashmangshme në këtë rrjedhojë. Vetëm një muaj më parë, Presidenti i BQE-sëMario Draghi ofroi një udhërrëyes të plotë se si mundet, dhe duhet, të ecin bisedime të tilla, kur ai arriti të manovrojë me sukses përballë kundërshtimit të gjermanëve ndaj stimulit monetar të cilin Europia e kishte nevojë.

Draghi kaloi shumë muaj para njoftimit të 22 janarit të BQE-së duke thënë se do të fillojë programin e Lehtësimit Sasior përmes një debati intensiv puglik me gjermanët mbi faktin se ku gjendet “vija e kuqe” përtej së cilës nuk duhet shkuar – pika përtej së cilës asnjë marrëveshje nuk është e mundshme. Vija e kuqe për Gjermaninë qe kooperativizimi i borxhit: Gjermania kërkonte garanci që humbjet të mos ndaheshin mes vendeve të tjera në rast se ndonjë anëtar i Eurozonës falimenton.

Draghi e la Gjermaninë të fitonte mbi këtë çështje, të cilën ai e shihte si ekonomikisht të parëndësishme. Por, në mënyrë vendimtare, ai u tregua i kujdesshëm për të mos u tërhequr deri në çasin e vendit. Duke e përqendruar debatin mbi Lehtësimin Sasior te rreziku për ndarjen e humbjeve, Draghi ia doli të zhvendosë vëmendjen e Gjermanisë nga një çështje shumë më e rëndësishme: përmasat e stërmëdha të programit të Lehtësimit Sasior, gjë që sfidoi tërësisht tabunë gjermane kundër financimit monetar të borxheve qeveritare. Duke lëshuar në kohën e duhur në një çështje pa rëndësi, Drahgi arriti një sukses të stërmadh që kishte me të vërtetë rëndësi për BQE-në.

Nëse Varoufakis do të kishte zbatuar një strategji ekujvalente ër Greqinë, ai do të kishte rezistuar me hile në kërkesën e tij për reduktim borxhesh deri në çastin e fundit, pastaj të qe tërhequr nga “parimi” i tij në këmbim të lëshimeve të mëdha mbi reformat e kursimeve apo reformat strukturore. Ose ai mund të kishte adaptuar një strategji më pak agresive: të pranonte nga fillimi parimin gjerman se borxhet janë të shenjta dhe pastaj të demonstronte se masat e kursimit mund të lehtësohen pa ndonjë reduktim në vlerën nominale të borxhit grek. Por, në vend që të ndiqte në mënyrë këmbëngulëse njërën prej strategjive, Varoufakis u luhat mes sfidës dhe pajtimit, duke humbur besueshmërinë në të dyja rastet.

Greqia filloi bisedimet duke këmbëngulur te reduktimi i borxhit si parakusht për të. Por, në vend që të mbante këtë qëndrim dhe ta kthente një debat mbi faljen e borxhit në taktikë diversioniste të stilit të Draghit, Greqia e braktisi këtë kërkesë brenda pak ditësh. Pastaj erdhi provokimi i pakuptimtë i refuzimit të bisedimeve me trojkën, pavarësisht faktin se të tri institucionet janë shumë më tepër simpatike ndaj kërkesave të Greqisë se sa qeveria gjermane.

Në fund, Varoufakis hodhi poshtë çdo lloj zgjatjeje të programit të trojkës. Kjo krijoi një afat të ri limit të panevojshëm të 28 shkurtit për tërheqjen e financimeve të BQE-së dhe për rrjedhojë, rrënimit të sistemit bankar të Greqisë.

Udhëheqësit idealistë të rinj të Greqisë duket se besojnë se mund të kapërcejnë opozitën burrokratike pa kompromiset e zakonshme thjeshtë duke tundur mandatin e tyre demokratik. Por primati i burrokracisë ndaj demokracisë është një parim bazë mbi të cilin institucionet e BE-së nuk do të pranojnë kurrë kompromis.

Steka është rritur dhe Greqia gjendet aty ku e nisi në lojën e pokerit me Gjermaninë dhe Europën. Qeveria e re ka treguar kartat e veta më të mira tepër herët dhe tashmë nuk ka më besueshmëri në rast se dëshiron të luajë blofin.

Pra, çfarë do të ndodhë tani? Rrjedhoja më e mundshme është që Syriza do të pranojë shpejt disfatën, si çdo qeveri tjetër e eurozonës që është supozuar se është zgjedhur me një mandat reformash dhe do të rikthehet te programi i stilit të trojkës, e ëmbëlsuar vetëm me heqjen e emrit “trojka”. Një mundësi tjetër është që, ndërsa bankat e Greqisë janë ende të hapura për biznes, qeveria të zbatojë në mënyrë të njëanshme disa nga planet e saj radikale për pagat dhe shpenzimet publike, duke sfiduar protestat nga Brukseli, Frankfurti dhe Berlini.

Nëse Greqia përpiqet të sfidojë në mënyrë të tillë të njëanëshme, sipas të gjitha gjasave, BQE do të vitojë të ndalojë financimin urgjent të sistemit bankar të Greqisë pasi programi i trojkës të skadojë më 28 shkurt. Ndërsa ky afat i vetëpërcaktuar afrohet, qeveria e Greqisë ka gjasa do të tërhiqet, njësoj siç kapitulluan Irlanda dhe Qipro kur u përballën me kërcënime të ngjashme.

Një kapitullim i tillë i minutës së fundit nënkupton gjithashtu dorëheqjen e qeverisë së re të Greqisë dhe zëvendësimin e saj me teknokratë të miratuar nga BE, njësoj si puçi kushtetues kundër Silvio Berluconit në Itali më 2012.

Në një skenar më pak ekstrem, Varoufakis mund të zëvendësohet si ministër financash, ndërsa pjesa tjetër e qeverisë mbijeton. E vetmja mundësi tjetër, nëse dhe kur bankat e Greqisë të fillojnë të rrënohen, do të jetë dalja e këtij vendi nga Euro.

Çfarëdo lloj forme të marrë dorëzimi, Greqia nuk do të jetë i humburi i vetëm. Promovuesit e demokracisë dhe ekspansionit ekonomik kanë humbur shansin e tyre më të mirë për të manovruar Gjermaninë dhe për t’i dhënë fund masave vetëshkatërruese të kursimit që Gjermania ka imponuar mbi Europën.

SHKARKO APP