Grexit me shumë gjasa do të trondisë, por nuk do të rrënojë eurozonën

 

Nga Peter Eavis

Është skenari aktual i “fundit të botës” për Evropën. Bisedimet për shpëtimin e Greqisë dështojnë, dhe vendi shpall falimentin. Autoritetet evropiane heqin mbështetjen jetike ndaj sektorit bankar të Greqisë, duke e detyruar vendin të ndërmarrë hapa drastike, për të frenuar largimin e kapitalit.

Greqia vendos të dalë nga eurozona. Kjo ngjarje, dërgon valë tronditëse tek tregjet globale.

Investitorët dhe politikëbërësit, duhet në mënyrë urgjente të vlerësojnë nëse stuhia do të kalojë apo po mbledh forcat, për të goditur më fort se më parë.

Ndonëse Evropa ndodhet në një pozicion më të mirë, për të përballuar një tjetër krizë, sikurse ishte ajo e disa viteve më parë, kur Greqisë iu lëkundën themelet, thjesht nuk ka një precedent të mëhershëm, kur një vend ka braktisur eurozonën.

Dhe testi i madh, mund të jetë vetëm disa javë larg. Marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe huadhënësve të saj, kanë zbritur në pikën e tyre më të ulët. Ngërçi ka rritur shanset, që Greqia dhe kreditorët e saj të dështojnë në arritjen e një marrëveshje deri në fund të muajit, kur është edhe koha për të paguar një tjetër këst të borxhit, dhe paketës aktuale të shpëtimit që i skadon afati.

Shumë vetë në Evropë, besojnë ende se një lloj marrëveshjeje, do të arrihet në momentin e fundit, duke zhbllokuar një ndihmë të freskët për vendin e ngarkuar me borxhe, dhe parandaluar kësisoj një falimentim të dhimbshëm.

Por lufta e fjalëve – dhe distanca e dukshme në pozicionet e të dyja palëve – ka zvogëluar ndjeshëm shpresat, për ndonjë suprizë të çasteve të fundit. Në vend të kësaj, kompanitë globale financiare dhe politikë-bërësit po pyesin, se çfarë tjetër mund të ndodhë nëse Greqia do të dalë nga eurozona.

Të mërkurën, Banka Qëndrore e Greqisë tha se “një krizë e menaxhueshme e borxhit” do të “shndërrohet në një krizë të pakontrollueshme, me rreziqe të mëdha për sistemin bankar dhe stabilitetin financiar” të vendit.

Shumë analistë bien dakord se një shok grek, për disa ditë me rradhë do të shkaktojë një lloj konfuzioni dhe frike, që mund t’i detyrojë investitorët të tërheqin stoqet e kapitaleve dhe obligacioneve me risk, dhe t’i grupojnë në asete që ata i shohin si një strehë e sigurtë.

“Thesari i SHBA-së do të shpërthejë në çmime të larta, ndërsa njerëzit do të shkojnë aty për më shumë siguri”-tha John M. De Clue, një zyrtari i lartë e investimeve në Bankën e SHBA-së. “Do të jetë rreziku më i madh për tregtinë, që kemi parë prej një kohë të gjatë”.

Vendi u bë epiqendra e krizës së borxheve të Evropës, pasi kriza goditi në fillim Uoll Stritin në vitin 2008. Tanimë, ajo po lufton për të paguar borxhet e saj, dhe qytetarët e kreditorët kanë një shqetësim në rritje. Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, tha se një tërheqje nga eurozona do të ketë pasoja drastike si për Greqinë, ashtu edhe për BE-në.

Evropës i kërkohet të përgatitet për falimentimin e Greqisë, në një kohë që po pret si do venë punët. Në fund të këtij muaji, Greqia duhet të përgatisë 1.2 miliardë euro, për të kryer pagesat e pensioneve dhe punonjësve në sektorin publik. Por ka më pak konsensus, mbi mënyrën sesi mund të marrin gjërat për keq.

Analistët optimistë, pretendojnë se tregjet do të fitojnë shpejt qëndrueshmëri, pas tronditjes fillestare të daljes së Greqisë jashtë euros. Ata thonë se shumë gjera kanë ndryshuar që nga vitet 2011- 2012, kur problemet e Greqisë u përhapën edhe në vende të tjera. Atëherë, frika rreth borxhit grek bëri që bonot qeveritare në vende si Italia dhe Spanja, të zhvlerësoheshin ndjeshëm dhe humbur më shumë se 2000 mijë pikë në Dow Jones për disa muaj me rradhë.

Problemet e Evropës, kontribuan edhe edhe në rrëzimin e “MF Global”, një kompani financiare në Shteteve të Bashkuara. “Tashmë është më e menaxhueshme”- thotë Frank Oland Hansen, shef i strategjisë në bankën një bankës private Danske. “Unë nuk jam aq i shqetësuar, se do të kemi pasoja direkte në tregun e bonove”.

Dhe ka disa arsye për një besim të tillë. Investitorët privatë dhe bankat, nuk kanë më kapitale të mëdha të borxhit të qeverisë greke, që do të thotë se humbjet e tyre do të jenë minimale nëse vendi shpall falimentin. Përkundrazi, ai i Greqisë tanimë është një borxh kryesisht ndaj qeverive të tjera dhe subjekteve zyrtare.

Analistët gjithashtu theksojnë se në krahasim me vitin 2011, bankat e Evropës ndodhen në një terren më të qëndrueshëm, pas testeve rregullatore të stresit të vitit të shkuar, dhe përpjekjeve për të shtuar kapitalin e tyre. Në gjendjen e tyre të fortë, bankat kanë më shumë gjasa për të vazhduar kreditimin, përmes llojit të stresit që mund të pasojë një ngjarje si Grexit.

Ndoshta dallimi më i madh ndërmjet krizës së fundit greke dhe asaj aktuale, është qëndrimi i Bankës Qendrore Evropiane. Ajo ka një program të madh të blerjes së obligacioneve, që duket se po nxit rritjen ekonomike në të gjithë kontinentin. Kreu i BQE, Mario Dragi, tha të hënën se ishte i gatshëm të ndërhynte menjëherë, në rast se rënia e çmimeve të obligacioneve do të rrezikojë të minojë programin gjigand të bankës, për stimulimin e ekonomive të eurozonës.

Në dhjetor 2009, agjensitë e rejtingut ndërkombëtar e skualifikuan Greqinë, nga frika se ajo mund të zgjidhte të falimentonte para shlyerjes së borxheve. Në maj të vitit 2010, Evropa dhe Greqia arritën një marrëveshje, për një pakete shpëtimi prej 146 miliardë dollarësh, të kushtëzuar nga masat shtrënguese.

Disa ekonomistë, paralajmëruan se shkurtimet e kërkuara, mund të vrisnin pacientin. Në tetor 2011, bankat ranë dakord për të pranuar një humbje prej 50 përqind në vlerë nominale të borxhit të tyre që u kishte Greqia. Në korrik 2012, stoqet ‘fluturuan’ pasi kreu i BQE-së u shpreh se se hartuesit e politikave do të bënin “gjithçka që duhet”, për të shpëtuar zonën e euros.

Në janar 2015, qytetarët grekë zgjodhën të parën një parti kundër masave shtrënguese. Aleksis Cipras bëhet kryeministër. Në maj të këtij viti, Maj 2015 Greqia vrau frikën e një falimenti të afërt, duke autorizuar pagesën e një pjesë madhe të kredisë ndaj FMN-në qershor 2015. Greqia, shtyu një seri pagesash të borxhit deri në fund të këtij muaji.

Nuk është e qartë sesa gjatë Athina mund ta vazhdojë këtë lojë. “Ne po vëzhgojmë nga afër kushtet, për të zbuluar shenjat e një shtrëngimi të pajustifikuar ndaj vendit tonë, për të cilën ne do të duhet të reagojmë”- tha Cipras . Megjithatë, dobësitë qëndrojnë tek sistemi.

Vitet e normave të interesit super të ulëta, shkaktuan një kaos në tregun e aksioneve, çka ndihmoi në rritjen e çmimit të aksioneve dhe obligacioneve në vitet e fundit. Në këto nivele, tregjet janë më të ndjeshme ndaj një ngjarje të paparashikueshme, si dalja e Greqisë nga eurozona. Protestat e ashpra, nuk kanë ndodhur vetëm tek vendet e tregjeve të bonove qeveritare si Spanja, Portugalia dhe Italia. Ato kanë ndodhur edhe për asetet spekulative në Shtetet e Bashkuara, dhe ka pasur edhe një rigjallërim në tregun e aksioneve në Rusi, që është rritur me 24 përqind këtë vit, në termat e dollarit.

“Në momente të caktuara në tregjet financiare, kur gjërat kanë qenë të mira, katalizatorët e vegjël kanë rëndësi”- tha Stiven Viting, shefi i strategjisë në kompanisë e investimit “Citigroup”. Disa bono evropiane, kanë treguar shenja stresi në ditët e fundit.

Bonot 10-vjeçare të Italisë, të cili lëvizin në një drejtim të kundërt nga çmimit i saj, tashmë është në nivelin 2.33 për qind, në mënyrë të konsiderueshme më e lartë sesa 1.79 përqind që ishte një muaj më parë. Por rendimenti i tyre i fundit, është ende shumë më poshtë niveleve që u rritën në periudhën e fundit të stresit të madh në Evropë.

Disa analistë, po shohin përtej pasojave financiare të menjëhershme, nga largimi i Greqisë nga zona e euros. Shqetësimi i tyre më i madh, është se një Grexit mund të shkaktojë një lloj infektimi të  ngadaltë që gërryen nga brenda. Nëse Greqia do të dalë jashtë eurozonës, kjo do të krijojë një precedent të rrezikshëm – dhe dëshmojnë se euro është në fakt vetëm për shtete të caktuara.

Ashvin Bulçandani, zyrtari i lartë në kompaninë e investimeve “MatlinPatterson”, e mendon këtë çështje në këtë mënyrë: “Kishte një bashkim monetar të qëndrueshëm, por tashmë është shndërruar në një klub të çuditshëm”. Ai thotë se nuk do të habitej nëse një largim  i Athinës nga eurozona, do të nxiste investitorët të pyesnin nëse edhe vendet e tjera, kanë forcën e mjaftueshme për të qëndruar në kursin e euros.

Nëse një presion i tillë shkakton një rënie të qëndrueshme në tregjet e vendeve të caktuara, Banka Qëndrore Evropiane pa dyshim do të të përpiqet të ndërhyjë në mbrojtje. Por edhe atëherë, stresi mund të frenojë rimëkëmbjen paraprake ekonomike, që po ndodh në vendet periferike të Evropës. Dhe është mjaft e mundur që vendet në borxhe të Evropës, Portugalia dhe Italia përfshirë, mund të vuajnë nga rritja e zbehtë për vitet që do të vijnë.

Çdoherë një ndonjë prej këtyre vendeve do të ketë telashe fiskale, kujtimet e problemeve të tmerrshme të Greqisë do të rishfaqen, dhe investitorët do të spekulojnë në lidhje me aftësinë e tyre për të qëndruar në eurozonë. “Natyrisht, Portugalia është një objektiv i hapur nëse ka një Grexit”-tha Eduard Hjuxh, economist dhe autor i librit “A ka përfunduar vërtetë kriza në eurozonë?”, duke përdorur një term që përshkruan një Grexit. “Kjo mund të mos ndodhë në një ose dy vjet, por në pesë vjet, ata mund të detyrojnë Portugalinë të largohet nga euro”.

“New York Times”- Bota.al

SHKARKO APP