Grupi i Miqësisë Shqipëri-SHBA. Hiqen Doshi, Frroku dhe Ndreu.Ja lista e re

 

Në grupin parlamentar të Miqësisë midis Shqipërisë dhe SHBA-së janë larguar tre deputetë të maxhorancës.

Bëhet fjalë për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Pjerin Ndreu, ndonëse nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar përse këta tre deputetë janë larguar nga ky grup, arsyeja mendohet të jetë akuza që bëhet ndaj tyre si persona të lidhur me veprimatari të jashtëligjshme.

Për Doshin dhe Frrokun janë lëshuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme dy urdhra arresti, veprim i përshëndetur më pas edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Ndërsa për deputetin tjetër socialist, Pjerin Ndreu në media kanë qarkulluar lajme se edhe ai është në “listën e zezë” të Ambasadës amerikane.

Kujtojmë pak javë më parë është shtyrë nga Ambasada e SHBA-së, mbledhja e këtij grupi për shkak të situatës politike në vend.

Vlen të theksohet se këta tre deputetë vijojnë të bëjnë pjesë në disa grupe të tjera Miqësie, si ai me Gjermaninë, Italinë apo Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa janë larguar vetëm nga grupi i Miqësisë me SHBA-në.

Tre deputetë të tjerë nga LSI janë zëvendësuar gjithashtu. Deputetët e zëvendësuar janë Shkëlqim Selami, Luan Duzha dhe Gjovalin Kadeli. Në vend të tyre janë vendosur Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Kejdi Mehmetaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Pjerin Ndreu  në lidhje me lajmin se është hequr nga grupi i Miqësisë Shqipëri-SHBA. Sipas Ndreut, ai nuk e ka ditur se ka qenë ndonjëherë pjesë e këtij grupi, ndërsa thekson se nëse ky është lajm i vërtetë atëherë largimi i tij nuk është bërë me rekomandim të Ambasadës amerikane.

Ai shprehet se nuk pjesë i asnjë inkriminimi, pasi është i pastër si kristiali.

Një informacion mediatik bën fjalë për heqjen e emrit tim nga lista e miqësisë Shqipëri-Amerikë. E para unë nuk di të kem qenë pjesë e listës së miqësisë Shqipëri-SHBA se nuk ma ka thënë asnjeri deri me sot. E dyta, edhe nese kam qenë dhe jam hequr nuk besoj se është rekomandim i ambasadës amerikane, por një lojë që dikush e luan dhe përdor dhe emrin tim. Nuk besoj së ambasada amerikane ka rënë në kurthin e dizinformacioneve të politikës shqiptare! E treta, nuk jam pjesë e as nuk kam për të qenë kurrë as unë e as familja ime e asnjë inkriminimi. Askush nuk më përbalt dot. Unë jam Pjerin Ndreu i pastër si kristali”, ka thënë Ndreu.

Lista e grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA:

 

1.            Pandeli Majko – Kryetar

 

2.            Agron Duka

 

3.            Albana Vokshi

 

4.            Aldo Bumçi

 

5.            Alfred Peza

 

6.            Anastas Angjeli

 

7.            Arben Imami

 

8.            Artur Bushi       

 

9.            Dashmir Peza

 

10.          Eduard Selami

 

11.          Eduart Bejko

 

12.          Ervin Koçi

 

13.          Fatmir Mediu

 

14.          Fidel Ylli

 

15.          Flamur Noka

 

16.          Gerti Bogdani

 

17.          Halim Kosova

 

18.          Helidon Bushati

 

19.          Kejdi Mehmetaj

 

20.          Keltis Kruja

 

21.          Kozma Dashi

 

22.          Liljana Elmazi

 

23.          Mesila Doda

 

24.          Monika Kryemadhi

 

25.          Myqerem Tafaj

 

26.          Olta Xhaçka

 

27.          Rakip Suli           

 

28.          Robert Bitri

 

29.          Roland Keta

 

30.          Sherefedin Shehu

 

31.          Taulant Balla

 

32.          Valentina Leskaj

 

33.          Vangjel Dule

 

34.          Vangjel Tavo

 

35.          Vasilika Hysi

 

36.          Ylli Shehu

SHKARKO APP