Gurët e Serbrenicës dhe Mëkatet e Serbisë
Nga Adriatik Dosti
Sapo kishin përfunduar bombardimet e NATO-s në Kosovë dhe sapo lufta dukej se kish mbaruar e forcat sadiste ushtarako – policore serbe ishin tërhequr së bashku me disa kolegë të mi nga 13 – 15 tetori i 1999 jam gjendur në Prishtinë . Të parën gjë që kam parë ka qenë i tmerrshmi stacion policor në qendër të qytetit i bombarduar, shembur e rrafshuar prej forcave aleate, ndaj të cilit vendas tregonin histori tronditëse e rrënqethëse. Më pas duke udhëtuar nga kryeqyteti kosovar drejt Prizrenit, Pejës e Gjakovës kam parë me sytë e mi tmerret e pa besueshme e te pa imagjinueshme të luftës. Shtëpi të djegura e te rrafshuara gjithkund të damkosura me kryqin serb e simbolet etnike. Dhimbje dhe lotë në sy që përziheshin me një lloj urrejtje aq sa serbin e parë që do ndeshja rrugës jo që do ta gjuaja me dru a me gurë, por do ta mbysja me duart e mia a do ta haja te gjallë siç thotë një shprehje tipike shqiptare në raste të tilla. Dhe sa histori e barbari të tilla që kish lënë pas Serbrenica boshnjake. Masakra e Racakut, Lipjanit, Dubravës etj etj. E si për koincidencë teksa po i afroheshim Prizrenit, makina jonë u ndal për të respektuar Autokolonën e Delegacionit Zyrtar të OKB që me në krye shefin e saj, Kofi Anan po bënte ato ditë një vizitë në Kosovën e sapo dalë nga tmerret e luftës.
E kujtova këtë vizitë tek pashë atë seç ndodhi me kryeministrin serb Vuciç, tre ditë më parë në fshatin Potocar të Serbrenicës, me rastin e përkujtimit të 20 vjetorit të masakrës me të tmerrshme njerëzore në Europë, pas asaj të nazistëve mbi hebrejtë dekada më parë. E kujtova për të thënë se është ndryshe ta përjetosh e ta shohësh tmerrin me sytë e tu e krejt tjetër gjë ta degjosh apo ta lexosh nga dikush tjetër.
E pra 20 vjet më parë propogandës serbe që çoi në një katrahurë njerëzore të përmasave të papara e drithëruese ju priu më shumë se askush Partia Radikale Serbe që asokohe udhëhiqej nga Shesheli e Nikolici i sotëm President i Serbisë e Vucici, kryeministër i saj. Nuk harrohen deklaratat e tyre në kuvendin serb tek shpreheshin që: Për një serb të vrarë do vrasim 100 myslimanë [A. Vucic], nga bombardimet e NATO ne do kemi humbje të medha por në Kosovë pas kësaj nuk do të lëmë me këmbë shqiptari [ Sheshel ] shqiptarët, boshnjakët e kroatët janë armiqtë tanë shekullore, ndaj dhe duhen zhdukur [ Nikolic]. E natyrisht në ballë të këtyre masakrave të tmerrshme qëndronin kriminelët e tipit nazist Milloshevic, Karaxhic e Mlladic.
Atë fund vere të 1995 në mënyrën më të çuditshme e të pa shpjegueshme forcat speciale të KFOR e të OKB të përfaqësuara nga një batalion po special hollandez ju dorëzuan serbëve të Ratko Mlladicit kampin e sigurisë njerëzore në të cilin ishin gati 10. 000 vetë. Me pas dihet seç ngjau. Të paktën zyrtarisht u mësua se 8.000 njerëz u vranë e u zhdukën në Serbrenicë në mënyrën më sadiste e makabre në mes të ditës e në mes të Europës se shekullit të XX.
E këta plehra e barbarë që të vrasin natën e kërkojnë të të qajnë ditën sot me një qiri në dorë e një kurorë me lule kërkojnë teëmbyllin atë kapitull të zi të barbarisë së tyre të pashembullt e kërkojnë të vendosin të ashtuquajturat Ura të Paqes. Këta që të vranë, dogjën e zhdukën dje me paturpësinë e pafytyrësinë ç'njerëzore vijnë e të vënë lule mbi varr. Jo, Jo, diçka vërtet nuk shkon, nuk është normale e del dukshëm mbi llogjikën njerëzore. Ju që i vutë zjarrin Ballkanit falë ultranacionalizmit tuaj të sëmurë e të pa ndreqshëm historikisht, minimumi nuk keni patur deri tani kurajon civile ti kërkoni falje publike popullit të Bosnjë – Herzegovinës, Kosovës e Kroacisë për tmerret e demët e pallogaritshme njerëzore, morale e materiale që ju shkaktuat e sot si puna e kameleonit kërkoni të propagandoni zgjatjen e dorës së miqësisë serbe. Cilën dorë, atë që ende kullon gjak nga moria e pafund e krimeve ? Apo atë dore që dogji e shkretoi gjithë ç'ka i doli përpara, vrau e preu sa e ku mundi falë edhe Europës e OKB që bënte rolin e sehirrxhiut e i trembej një sadisti si Milosheviçi. Si mund të pretendohet se mund të rrohet në paqe, harmoni e fqinjësi të mirë e normale kur vrasësit e ideatorët e masakrës së djeshme janë sot ende në krye të shtetit serb, ndërsa kriminelët e ekzekutorët e jetëve të mijëra e mijëra njerëzve të pafajshëm, banditët, grabitësit, plaçkitësit barbare e përdhunuesit e mijëra grave kosovare, boshnjake e kroate shëtisin ende të lirë rrugëve të Beogradit, madje të sigurtë e të mbrojtur po nga kjo qeveri që kërkon të verë lule mbi Memorialin e masakrës së Srebrenicës. Ti më vret, më djeg e më zhduk e une të të pres me përqafime e me lule? Cilës arsye e llogjike i bëjnë yzmet Vuciçët e falangat e tyre kriminale. Gurët i kishit pak.
Ishin të pështira reagimet e krerëve të shtetit serb pas incidentit, tek bënin fjalë për atë se duhet dënuar populli boshnjak se desh na vrau kryeministrin apo këtë rradhë e kemi falur atë, ne ju shtrijmë dorën e paqes por ju nuk e pranoni atë etj etj …për të cilat serbët shquhen e janë sa të pafytyrë aq dhe cinike të ndyrë.
Jo me gurë, por me duar në fyt duhej të kishin pritur ty o Vuciç krimineli e jo gurë kokës e syze të thyera që i ke vërtet fare pak, por unë nuk e di se si shpëtove paq.
Gjaku i të rënëve e të vrarëve është ende i freskët. Urrejtja e thirrja për hakmarrje e ndëshkim të kriminelëve serbe është ende shumë e thellë dhe e fuqishme e tronditëse, ndaj shoë – paqësor që ofron Serbia është sa i pa vend e jo në kohën e duhur, por është më së shumti përbuzës, fyes e neveritës. Sepse së pari nuk i duhet besuar kurrë kësaj Serbie të sotme që është absolutisht e njëjtë në çdo qelizë të saj me atë të djeshme. Gurët mbi Vuçiçin ishin gurë mbi Serbinë ndaj krimeve, mëkateve e kriminelëve të saj ende të pa ndëshkuar nga askush edhe përpos gjyqeve maratonë të Hages e fjalimeve tollumbace të shumë liderëve botërore apo edhe tolerimeve e llastimeve pa fund të Europës e BE ndaj gjaksoreve të Rajonit. Serbrenica akuzon, madje fort Serbinë e djeshme e të sotme, OKB e BE që kanë jo pak pjesë në fajin e krimin e ndodhur 20 vjet më parë.
Paqja, mirëkuptimi e bashkëjetesa nuk mund të vijnë kurrë pa ndëshkimin e krimit e të kriminelëve. Ato kanë e duan kohën e tyre, arsyen e llogjikën e pranueshme nga secila palë. Duan fakte, qëndrime e veprime konkrete bindëse e të besueshme e nuk behën pse do BE e politika e saj në Ballkan . Aty ku na ka pendese të thellë kombëtare e përgjegjësi kolektive morale e shpirtërore, as mos pretendo se mund të ketë garanci të mos përsëritjes e mësim të nxjerrë nga historia.Ndaj ti o Vuciç e ju Sheshelet, Nikoliçët, e Daçiçët që padrejtësisht e në mënyrën më fyese Europa e BE ju kanë pritur e ju presin me tapet të kuq duhet të mësoni, të besoni, të kuptoni e të provoni se ka edhe një lloj tjetër pritje është ajo e urrejtjes popullore të cilën po ju vetë e keni gatuar për vite e vite me rradhë. E kjo pritje këtë rradhë ishte me gurë, ruajna zot se si mund të jetë nesër apo pasnesër deri atëherë kur ju do të mësoni të zini mend e të jeni me një e jo me shumë fytyra, madje jo vetëm ju por edhe ata që ju nxisin drejt kësaj loje të diplomacisë së shtirur e të neveritshme që aq shumë fyen e rëndon kujtesën tonë kolektive të tmerreve, krimeve e masakrave ende të pandëshkuara serbe. Çfarëdo lloj dipllomacie paqësore qoftë nuk mund të krahasohet dot kurrë me ndjenjën , ndjeshmërinë e dhimbjen njerëzore të secilit popull.