Habilaj- Balili, dosjet që do shokojnë politikën. Drogë-seks dhe para
Skandale pafund këto muaj. Tani nuk ndalon më vala e dosjeve dhe skandalëve politike në Shqipëri. Filloi me dosjen Habilaj dhe nuk do të përfundojë me dosjen Balili. Të dyja dosjet me protagonist trafikant droge me rrjet ndërkombëtar dhe mbështetje politike në Tiranë.
Dosja Habilaj sa ka filluar të hapet. Që tani po merr me vete një ish-ministër dhe qeverinë. Por ka akoma fletë të pahapura!
Dosja Balili në Sarandë, u hap ditën e premte me sekuestrimin e pronave të Klemend Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Edhe Klement Balili me mbështetje të fortë politike. Në këtë dosje si mbështetje politike ka akuza ndaj PS dhe LSI. Ish-kryeministri Berisha tha sot se Klemend Balili nuk kapet dot sepse i kërcënon me video-skandali në hotelin e tij ku ka filmuar ministra te qeverisë Rama duke bërë seks në grup. Dhe jo vetëm seks, por drogë dhe euro. Nëse ajo çka thotë Berisha, publikohet, qeveria bie edhe moralisht, pasi politikisht ka rënë me dosjen Habilaj-Tahiri.
Ka edhe një dosje tjetër me Xibrakën (Elbasan), e cila ruhet në arkivin e një ambasade të huaj, ku janë përzier familjarë të një drejtuesit politik.
(marrë nga www.folshqip.al)
http://folshqip.al/habilaj-balili-dosjet-qe-do-shokojne-politiken-droge-seks-dhe-para/